Nuredin Dumani kerkoi ti vr*ste gruan! GJKKO jep vendimin e bujshem per Amarildo Nikollin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në burg Leonard Luzi, Amarildo Nikollin dhe Muharem Koroveshin.

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për autorët e atentatit ndaj Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në Vlorë. Mësohet se shkalla e parë vendosi që Leonard Luzi të dënohet me 11 vite burg, duke përfshirë dhe gjykimin e shkurtuar, që redukton dënimin në 7 vite e 4 muaj burg. Ndërsa, për të penduarin e drejtësisë Amarildo Nikolli dha dënimin me 7 vite e 4 muaj burg, përfundimisht me 2 vite e 9 muaj burgim.

Atentati ndaj Ervis Matodashaj dhe Ines Hajrullës dështoi sepse në gusht të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, policia ka ndaluar për kontroll vrasësin me pagesë, Amarildo Nikollin dhe i ka gjetur armët me të cilat do të kryente krimin.

Pikërisht në atë ditë, 7 gusht 2023 Nikolli ishte gati për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Ines Hajrullën. Atij iu gjetën një arsenal armësh, më konkretisht një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.

Vendimi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.L. (Z., S.), për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 4 (katër) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.L., për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasve E.M., i njohur me pseudonimin “Q.” dhe I.H., i njohur me shkurtim emri “I.”, ose me nofkën “***”, në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit A.N., dhe M.K., të parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4, të Kodit Penal, dhe, në bazë edhe të nenit 334 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.L., për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e “grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit A.N., dhe M.K., parashikuar nga nenet 278/1, dhe 28/4, të Kodit Penal, dhe, në bazë edhe të nenit 334 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e tij me 10(dhjetë) vite burgim.

4. Ne aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit L.L. (Z., S.) me një masë të vetme prej 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
5. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
6. Vuajtja e dënimit për të pandehurin L.L. fillon

nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.N., për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 2 (dy) vjet burgim.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.N., për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasve E.M., i njohur me pseudonimin “Q.” dhe I.H., i njohur me shkurtim emri “I.”, ose me nofkën “***”, në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit L.L., dhe M.K., të parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4, të Kodit Penal dhe, në bazë edhe të nenit 334 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.N., për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e “grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit, L.L. dhe M.K., parashikuar nga nenet 278/1, dhe 28/4, të Kodit Penal, dhe, në bazë edhe të nenit 334 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
10. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit A.N. me një masë të vetme prej 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
11. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

12. Në bazë të nenit 28/7 të Kodit Penal si dhe nenit 37/a të K.Pr.Pernale, uljen e dënimit dhe, dënimin përfundimtar të të pandehurit A.N., me 2 (dy) vite e 9 (nëntë) muaj burgim.
13. Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.N. fillon nga dita e arrestimit të tij, dhe të kryhet në një nga Institucionet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale sipas marrëveshjes me Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpuntorëve të Drejtësisë.

14. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.K. (alias M.I. alias M.M.), për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 2 (dy) vjet burgim.

15. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.K., për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasve E.M., i njohur me pseudonimin “Q.” dhe I.H., i njohur me shkurtim emri “I.”, ose me nofkën “***”, në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit A.N., dhe L.L., të parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4, të Kodit Penal dhe, në bazë edhe të nenit 334 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e tij me 7(shtatë) vjet burgim.

16. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.K., për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e “grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit, L.L. dhe A.N., parashikuar nga nenet 278/1, dhe 28/4, të Kodit Penal, dhe, në bazë edhe të nenit 334 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.

17. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit M.K. me një masë të vetme prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
18. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
19. Vuajtja e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
20. Bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale, prova materiale që është:
-një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një selenciator me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin GEMTECH SPRINGFIELD MA U.S BOISE I.D, G.M, 7.9 MMGEMTECH, COM/PATENS dhe 10 fishekë të kalibrit 9 mm, konform nenit 36 të K.Penal, të kalojnë në favor të shtetit.
-Prova materiale:
-një telefon celular i markës Iphone, model A 2221, me numër IMEI *** dhe kartë SIM me numër serial ***;
-Një DVR me ngjyrë të zezë me shënimin Digital Vidio Recorder, alhua, me numër serie DHI-XVR108HS-4KL e kamerave të sigurisë së Pastiçerisë ***;
-Një CD me pamjet filmike të pastiçeri ***;
-Një CD me pamjet filmike të Bar ***;

-Një CD me pamjet filmike të hyrjes së Pallatit në afërsi të Shkollës së Mesme ”Qemal Ataturk”;
-Një CD e aktit te ekspertimit;
-CD e ardhura nga Kompanitë celulare, të bëhen pjesë e fashikullit.
21. Shpenzimet hetimore në masën 37,785 (tridhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e pesë) lekë si dhe ato gjyqësore (sipas proçesverbalit bashkëlidhur), ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.
22. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të arsyetuar të këtij vendimi.