Në mbishkrimin e postimit, ai ka zgjedhur të shkruajë: “Çështje bashkëshortore” duke ngjallur menjëherë reagime dhe kuriozitet në rrjet.
Kjo dalje e tij intime vjen në një moment kur Ilirjani është kryefjalë e mediave, pas deklaratave të bujshme mbi jetën personale të artistes Parashqevi Simaku, që kanë nxitur një sërë diskutimesh në publik dhe rrjetet sociale.
Ndryshe nga postimet e zakonshme ku Eltoni përdor ironinë, mesazhet sociale apo aktivizmin e drejtpërdrejtë, këtë herë ai ka zgjedhur një ton më të butë dhe emocional – duke ndarë një copëz nga jeta e tij në çift.
Nëse postimi është thjesht një moment dashurie apo një mesazh më i thellë për dashurinë pa kufij, këtë e lë për ta gjykuar publiku. Një gjë është e sigurt: Eltoni di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen.