Nje mesazh i forte i kryeministrit Rama u eshte derguar kandidateve te PS, te cilet kane kerkuar videot nga KQZ, qe mos te flasin sepse po i sjellin probleme Partise Socialiste mbi manipulimet.
Mediat raportojnë se kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh të qartë të gjithë kandidatëve të Partisë Socialiste në listë të hapur, duke u kërkuar që të ndalin menjëherë ankesat dhe kërkesat zyrtare drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Rama i ka paralajmëruar kandidatët se këto veprime po dëmtojnë procesin zgjedhor dhe ndikojnë negativisht në perceptimin publik të partisë.
Kjo ndërhyrje e Ramës vjen pas një vale kërkesash nga vetë kandidatët e mazhorancës, të cilët pretendojnë për tjetërsim të votave preferenciale brenda llojit. Emra si Xhemal Qefalia, Blerina Gjylameti, Eilda Gjonaj dhe Frrok Gjini kanë depozituar shkresa pranë KQZ-së.
Ata kane kërkuar pamjet filmike të procesit të numërimit. Po ashtu ata kërkojnë transparencë, pasi dyshojnë se votat që u janë dhënë nga qytetarët janë manipuluar në favor të kolegëve të tjerë brenda listës.