Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme në Ferma VIP, Alba pati një moment ku nuk ndihej mirë dhe kjo nuk kaloi pa i rënë në sy moderatores Luana Vjollca.
Ishte Keisi ajo e cila ndërhyri dhe tha se shkak i gjendjes së Albës është se Limi po bën party jashtë. Ky i fundit ndërkohë mungoi mbrëmjen e djeshme në spektakël.
Më pas Alba bëri një thirrje se do shkaktoj tërmet në shtëpinë ku ajo po qëndron me Limin.
“Po bëj një thirrje publike për të gjithë banorët e rezidencës pranë liqenit artificial që të niseni të largoheni sepse do jemë atje për 30 minuta dhe në rast se ndodh ndonjë tërmet nuk mbaj përgjegjësi“, tha Alba.
Pas kësaj deklarate dramatike, Alba u largua nga emisioni në mes të spektaklit. Vetëm pak më vonë, ajo postoi një story në Instagram duke treguar se ndodhej pikërisht në zonën e Liqenit Artificial vendi ku ajo dhe Limi thuhet se jetojnë. Ajo nuk dha shumë detaje, por prania e saj aty pas paralajmërimit ngriti shumë pikëpyetje mbi atë çfarë ndodhi realisht pas kamerave.
/vizionplus.tv