Pas spekulimeve të shumta, Rizarta ka konfirmuar së fundmi se është në një lidhje me ish-banorin e “Big Brother VIP Albania”, Aldo Markun.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, dyshja kishte një raport të afërt, por pas përfundimit të formatit nuk janë parë më shpesh bashkë, çka ngriti dyshime për një ndarje të mundshme.
Mirëpo, përmes një videoje të publikuar në “TikTok”, Rizarta la të kuptohet qartë se mes tyre ka nisur një romancë. Ajo u shpreh se po, është në një lidhje me një ish-banor të BBVA, duke mos përmendur emra konkretë, por me një buzëqeshje që të gjithë e lexuan si konfirmim për Aldon.
Ajo shtoi se më shumë detaje do të jepen në emisionin “Pushimet on Top”, ku pritet të tregojë më shumë për marrëdhënien që po zhvillohet larg kamerave.