Edi Rama ‘kerc*non’ me ligje Dumanin…Ja kush jane ‘miqte’ e forte qe SPAK u ka bere gati pr*ngat

Në teatrin që u luajt në Tiranë paraditen e kësaj të hëne mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe bashkëpatriotit të tij në SPAK, Altin Dumani, u duk sikur palët u përfshinë në një konflikt për orientimet e institucioneve të drejtësisë, pasi mazhoranca që sapo mori mandatin e qeverisjes për 4 vitet e ardhshme kërkoi zbutjen e goditjes ndaj korrupsionit ndaj një prokurori, që për 3 vitet e shkuara ka qenë simboli i asaj goditjeje.

Me një listë të gjatë rekomandimesh, Manja artikuloi kërkesat e mazhorancës që e “zbusin” SPAK, e fusin atë në një trajektore të re, që e bën më pak agresiv, më të kujdesshëm në përdorimin e masave ekstreme dhe më të orientuar drejt “reformimit”, se sa goditjes me bujë të zyrtarëve të lartë.

Ministri i Drejtësisë e vuri theksin tek “respektimi i prezumimit të pafajësisë”, “respektimi i të drejtave procedurale të të pandehurve dhe viktimave”, dhe sidomos tek “shmangia e vonesave të pajustifikuara në hetime dhe përdorimin proporcional të masave të sigurimit”.

Grushti i shtetit në ’98, ish-truproja i Fatos Nanos rrëfen cfare beri Edi Rama ne ate kohe
Në thelb, kjo ishte një thirrje për të frenuar arrestimet spektakolare, kontrollet e befasishme në shtëpi apo kërkesat për paraburgim si mjete për t’i ndëshkuar politikisht zyrtarët që hetohen për korrupsion, mjete të cilat deri tani u kanë shërbyer socialistëve për t’u mburrur me reformën në drejtësi.

Por kjo ka sjelle direkt hakmarrjen nga Altin Dumani, i cili i coi Rames dhe Manjas, prokuroret e SPAK ne dere te shtepise, pikerisht ne qarkun e Dibres, ku e majta e ktheu ne keto zgjedhje ne favor te saj.

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar zhvillimin e kontrolleve në Bashkinë e Klosit. Momentalisht raportohet se shkak i këtyre kontrolleve mund të jenë dyshimet për krime zgjedhore. Po ashtu bëhet me dije se me urdhër të SPAK janë sekuestruar telefona celularë si dhe janë shoqëruar disa zyrtarë.

SPAK po heton mbi krimet e mundshme zgjedhore edhe në disa qytete të vendit. Veprat penale të lidhura me procesin zgjedhor janë: Pengimi i subjekteve zgjedhore; Falsifikimi i materialit zgjedhor; Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor; Shkelja e fshehtësisë se votimit; Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar; Korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje; Përdorimi i funksionit publik për qëllime politike; Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje; Pengimi i zgjedhësit; Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve; Shkelja e se drejtës së zgjedhjes; Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit; dhe Shpërdorimi i autoritetit ushtarak ose policor.

Ajo qe kuptohet eshte fakti se ky eshte nje sulm direkt per njerezit e Manjas dhe pikerisht gardistin e 21 Janarit, Agron Malaj, kryebashkiak i Burrelit, por qe kandidoi per deputet ne keto zgjedhje.