I tr*shtuar per vd*kjen e Artan Lames, Blendi Fevziu ben reagimin e forte: Iku ne momentin qe kishte vendosur te

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, tha në një reagim në rrjetet sociale se Artan Lame ishte një “qytetar ‘par exellence’, historian i apasionuar, zyrtar model dhe një njeri plot energji e dëshirë për jetën”.

Por Fevziu theksoi se Lame iku i ri në botën tjetër, në kohën kur ishte duke u marrë me pasionin kryesor të tij.

“Iku kaq i ri, tamam atëherë kur ishte duke notuar në pasionin e tij kryesor, ngritjen e një muzeu për medaljet dhe flamujt, pjesë e koleksionit të tij të rrallë e mahnitës. Kam kaq shumë për të thënë për të, por në këtë moment të parë shokues mund të them vetëm kaq: U prehsh në paqe, Artan”, shkruan Fevziu.

Një mik i emisionit Opinion, Artan Lame ishte shpesh në studion e gazetarit Blendi Fevziu për të folur jo vetëm për politikën, por edhe për historinë, si njohës shumë i mirë i fushës. Hera e fundit që ishte në këtë studio, ishte rreth një vit më parë, ku foli për historinë mbresëlënëse të rrethinave të Tiranës.

Artan Lame u nda nga jeta në moshën 58-vjeçar si pasojë e një goditjeje nga një ishemi cerebrale. Prej një jave ai ishte dërguar për kurim në një spital në Mynih të Gjermanisë, por nuk mundi ta fitojë dot betejën për jetën.

Ne nje lajm te disa koheve me pare kujtojme reagimin e Artan Lames pas episodit te tij te forte me Blendi Fevziun ku i ngriti zerin ti thoshte: PUSHOOOO.

Kryetari i ALUIZNI-t në ikje, Artan Lame është rikthyer pas në kohë, ku ka kujtuar një episod para 4 vitesh gjatë emisionit ‘Opinion’.

Me anë të një postimi në faqen e tij të ‘Facebook-ut, Lame ka publikuar dhe videon nga momenti i ‘shpërthimit’ të gazetarit Blendi Fevziu, i cili i drejtohej me tone të ashpra.

Sot Fb-ja, me një nga ato mesazhet e veta elektronike e të pa ndjenja, më kujtoi se plot 4 vjet të shkuara kish ndodhur ai debati në OPINION, që se mora vesh kurrë se me kë e pata, me Fevziun apo me të ndjerin Olldashi.
Kaluan 4 vjet qe atehere, Sokoli u bë për rrahmet dhe, për një fije, desh u bëra edhe unë. Mjafton kaq për ta kuptuar të gjithë se sa m’ kot therremi e shkulemi…
A.
ps. Fragmentin që po sjell këtu, e mora në Youtube dhe përpunimi i tij nuk është i imi.
(ed.me/BalkanWeb)