Ylli Manjani zbulon bisedën e fundit: Ja çfarë i ndodhi para se te Vd*ste Artan Lames, e trishte ajo cfare me tha

Avokati i njohur, ish MInister i Drejtesise Ylli Manjani, ka reaguar me nje status ne Facebook per biseden e fundit me te ndjerin Artan Lame:

Fola në telefon të enjten me Lamen. Fiks para një jave . “Do operohem të ngjis tubin e gjakut”, më tha. “Zemrën e kam top, por tubat jo”- vijoi…
Paske nevojë për hidraulik, jo për doktor- i thashë.
Qeshëm…

Folëm për rezultatin e zgjedhjeve. Edhe për pak politikë…
Ai më tregoi një histori nga koha e shkuar. Ja ktheva me një barcoletë nga të zakonshmet. Qeshëm prap.

E lamë të flisnim pas ndërhyrjes…😔
Sot lexova lajmin e kobshëm!
Se di!

Trishtim!
*****
Mbase është i pavërtetë lajmi…
Lutem!🙏
Zakonisht e bën një biçim udhëtimi nganjëherë andej matanë e kthehet prap.
Se di!
Po sdua ta besoj atë lajm.

Artan Lame, një nga figurat më të njohura të jetës publike shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Ai ndërroi jetë në një spital në Mynih të Gjermanisë, ku po trajtohej pas një ndërhyrjeje të vështirë në zemër. Lame humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës, duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm në jetën intelektuale dhe institucionale të vendit.

Karriera dhe kontributi publik
I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame ishte një figurë e spikatur në administratën publike dhe në fushën e kulturës. Ai ka mbajtur pozita të rëndësishme si Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës (2000), nënkryetar i Bashkisë së Tiranës (2000–2002), zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit (2002–2005), si dhe Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (2013–2019). Më pas, ai drejtoi Agjencinë Shtetërore të Kadastrës deri në vitin 2023, kur u tërhoq për arsye shëndetësore.
Gazeta Online Reporteri.net

Pasioni për historinë dhe trashëgiminë
Përveç angazhimeve shtetërore, Lame ishte një publicist, opinionist dhe studiues i historisë shqiptare. Ai ishte një koleksionist i pasionuar i artefakteve historike dhe kishte një koleksion të pasur medaljesh dhe flamujsh, për të cilin kishte shprehur dëshirën për të ngritur një muze. Në intervista të mëparshme, ai kishte treguar se pas një ndërhyrjeje të mëparshme në zemër, kishte humbur frikën nga vdekja dhe kishte filluar të vlerësonte më shumë çdo moment të jetës.

Reagime dhe ngushëllime
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar trishtim të thellë në opinionin publik. Kryeministri Edi Rama reagoi duke thënë: “I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët.”

Gazetari Blendi Fevziu e përshkroi Lamen si një “qytetar ‘par exellence’, historian i apasionuar, zyrtar model dhe një njeri plot energji e dëshirë për jetën”, duke shtuar se ai u nda nga jeta në kohën kur ishte duke u marrë me pasionin e tij kryesor, ngritjen e një muzeu për koleksionin e tij të rrallë.

Artan Lame do të kujtohet si një figurë që kontribuoi ndjeshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, si dhe në përmirësimin e administratës publike. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë shoqërinë shqiptare