Shqiptari që u ekzekutua ditën e sotme në zonën bregdetare të Rafinës, në Athinë, është identifikuar si Altin Arapaj, 41 vjeç, një emër i njohur për autoritetet greke, pasi kishte precedentë penalë, përfshirë edhe për trafik droge.
Ai u qëllua me armë zjarri në një vresht, ku plumbi e goditi drejtpërdrejt në faqe, duke i shkaktuar vdekjen. Sipas burimeve të mediave greke, pak çaste para se të ndërronte jetë, Arapaj ka arritur të telefonojë gruan e tij, të cilës dyshohet se i ka treguar emrin e autorit, duke thënë: “Më ka qëlluar një mik.”
Autoritetet greke kanë nisur menjëherë hetimet, duke rrethuar zonën e ngjarjes dhe duke analizuar të gjitha pistat, përfshirë edhe prapavijat e mundshme të lidhura me aktivitetin kriminal të viktimës.
Burime pranë hetimit thonë se gruaja e viktimës mund të jetë çelësi për identifikimin e autorit, pasi dyshohet se ajo e njeh personin që qëlloi bashkëshortin e saj.
Një krim i rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi. Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Artemidës, në rrethana ende të paqarta. Mediat greke raportojnë se viktima, para se të humbte jetën, kishte arritur të telefononte gruan e tij dhe t’i thoshte fjalët tronditëse: “Më ka qëlluar miku im.”
Pas telefonatës, gruaja e tij, një 36-vjeçare, nisi kërkimin përmes aplikacionit Find My iPhone, duke ndjekur vendndodhjen e celularit të bashkëshortit. E shoqëruar nga një patrullë e njësisë DIAS të Policisë Helenike, ajo arriti në zonën ku ndodhej sinjali – kryqëzimi i rrugëve Arionos dhe Anemoessas në Artemidë – ku u gjet telefoni i viktimës i mbuluar me gjak, por pa praninë e tij fizike.
Vetëm pak minuta më vonë, trupit të viktimës iu ra në gjurmë, duke konfirmuar fatkeqësisht dyshimet më të këqija.
Autoritetet greke kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes, ndërsa identiteti i autorit të dyshuar dhe motivi mbeten ende objekt hetimi.
Një ngjarje tragjike që ka lënë të tronditur jo vetëm familjarët, por edhe komunitetin më të gjerë shqiptar në Greqi.

Comments are closed.