E fundit! Miku i afërm jep lajmin tr*gjik! Zemra e Artan Lames pushoi! Ja detajet e dh*mbshme

Artan Lame, ish-kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe një nga figurat më të njohura të jetës publike shqiptare, është ndarë sot nga jeta në moshën 58-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar miku i tij i afërt, Florend Kalivopuli, përmes një njoftimi publik pas një periudhe konfuzioni rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Ditën e djeshme, mediat raportuan gabimisht për vdekjen e Lames, ndërsa më vonë u sqarua se ai ndodhej në koma cerebrale pas një ndërhyrjeje të vështirë në zemër në një spital në Mynih, Gjermani. Gazetari Blendi Fevziu, i kontaktuar nga familjarët e Lames, bëri një njoftim publik për të sqaruar situatën, duke theksuar se Lame ishte ende në jetë, por në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Artan Lame ka mbajtur një sërë funksionesh publike, ndër të tjera edhe si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK). Ai dha dorëheqjen nga ky post në vitin 2023, duke deklaruar se dëshironte të fokusohej te shëndeti i tij.
YouTube

Lame ishte i njohur për kontributin e tij në fushën e urbanistikës dhe për angazhimin e tij në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Ai ishte gjithashtu një publicist dhe studiues i historisë shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur intelektuale.

Ndarja e tij nga jeta ka sjellë reagime të shumta nga personalitete të politikës, medias dhe shoqërisë civile, të cilët e kanë përshkruar Lamen si një njeri me integritet të lartë dhe mendje të mprehtë.

Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë vlerësuar figurën dhe veprën e tij.