E fundit! Sali Berisha e thote troc, do largohem nga politika, ja kur e marr vendimin

TIRANË– Ish-kryeministri në të njëjtën kohë dhe kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se misioni i tij politik do të përfundojë atëherë kur shqiptarët të votojnë të lirshëm.

Ditën e sotme gjatë një konference me gazetarët Berisha deklaroi se nuk e konsideron veten një politikan të zakonshëm, por një misionar në shërbim të votës së lirë të shqiptarëve.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 11 majit, të cilat i ka cilësuar si “farsë elektorale”, Berisha paralajmëroi se “beteja e madhe nis pas kësaj farse”.

Pyetje: Ju keni deklaruar se nuk jeni një politika, por një misionar. Kur i mbaron mandati misionarit, sipas statutit të PD?

Berisha: Po të marrësh betejën time unë e kam bërë për votën e shqiptarëve. Unë betejën në PD e bëra që të votojnë demokratët dhe jo tua kontrollojë kryetari. Kjo ishte beteja ime. Unë betejën për shqiptarët po e bëj që ata të votojnë të lirë dhe të kenë zgjedhje të lira. Është betejë e vështirë, por është arritur. Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët do votojnë të lirë. Kjo është një betejë që mbyllet me sukses ditën kur shqiptarët do votojnë të lirë. Me këto narkoshtet shqiptarët pa u çliruar prej tij nuk do votojnë të lirë. Në fakt beteja e madhe, lufta e madhe fillon pas këtyre zgjedhjeve, pas kësaj farse elektorale.