Si e parashikon të ardhmen e Shqipërisë? Rama jep përgjigjen epike: Vendi yne do te

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me Richard Attias, një prej organizatorëve të Forumit Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative) që u mbajt në Tiranë, ku foli për të ardhmen e vendit.

Rama u shpreh se Shqipëria nuk arrin dot të bëhet e përsosur si një orë zvicerane, por shtoi se “nga ana tjetër, po të bëheshim të tillë, atëherë Shqipëria do të ishte tmerrësisht e mërzitshme”.

Kryeministri theksoi se do preferonte ta shikonte Shqipërinë si një “Itali të re” ku vizitorët mund të gjejnë kënaqësinë e mikpritjes dhe të ushqimit.

“Unë do preferoja një “Itali e re”, ku gjen mundësi, ku gjen kënaqësinë e mikpritjes, të ushqimit, por ku nuk e humbet buzëqeshjen. Ne na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia, një mallkim ku për të qenë i sinqertë, kemi pasur edhe kontributin tonë për shumë e shumë vite dhe shekuj”, u shpreh Rama.

Rama shtoi se Shqipëria është një vend për t’u vizituar dhe për të qëndruar, ku mund të bëhen investime, ndërsa listoi bukuritë natyrore.