Po i afrohet të 40-tave! Rike Roçi e trishtuar që nuk ka fëmijë: Sa herë kam një mashkull ai do të

Është një pyetje që ia bëjnë gjithmonë mikeshat, si Erjona Doçi, që sa herë gjen rastin, nuk ia kursen, por edhe me familjarët po kështu ndodh: “Mami po, mami e kërkon “hë, kur do mbledhësh mendjen?” Ça t’i them mamit? Që burrat na kanë marrë takat, ne gratë kemi marrë timonin” – thotë Rikja me të qeshur në “Mos i bjer me Top”.

Përballë moderatorëve dhe miqve të saj, Erjola Doçi dhe Ronaldo Sharka, Rikja tregon se ajo e ka të vështirë të ndërtojë një raport të qëndryeshëm:

“Unë kam një karakter shumë të fortë dhe është vështirë të më durosh mua si tip. Jam një femër alfa, duhet të dish të më mbash dhe të më dominosh dhe është e vështirë të gjesh një tip të tillë në ditët e sotme…”

Por pyetjes nëse është në një lidhje apo është single, ajo i përgjigjet: “Le të themi pak e komplikuar…” dhe me kaq do që ta mbyllë.

Por Rikja shton se si personazh televiziv është shumë ndryshe nga Rikja në jetën private: “Unë një person shumë ironik, që qesh nga mëngjesi deri në darkë, ndonjëherë kam ato dramat e mia, por jam shumë ndryshe.”