Lajmi i fundit, Arr*stohet ish deputeti shqiptar, por me pas nderrojne mendje, dalin detajet

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gramos Agusholli, është liruar nga autoritetet serbe pasi u ndalua sot në pikën kufitare në Merdar, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Ministria e Jashtme njofton se Agusholli tashmë ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit të planifikuar në Slloveni.

MPJD shprehu shqetësim për ndalime të tilla, duke i cilësuar ato si praktika represive nga Serbia që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe konventat për të drejtat e njeriut.

“MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.