Rama merr vendimin per Zeqinenë, Tërmetin, Sarën dhe Agronin, i çon në…

Edi Rama e di se çfarë ka futur në listat e deputetëve, njerëz mediokër si Zeqineja e Roskovecit, zara të bandave në Elbasan e Durrës, Tërmet Peçin etj.

Pasi i ka përdorur për të vjedhur votat, Rama u ka thënë se tani duhet të hyjnë në shkollë, ku me siguri profesorët do jenë Elisa, Taulant Balla, Ulsiu etj.

Gjatë festimeve për farsën e 11-Majit, Rama u tregoi edhe shqiptarëve se ka mbushur parlamentin me njerëz mediokër e të rëndomtë, të cilët tani duhet të futen në kurs intensiv në shkollën e partisë dhe të bëhen gati për në shator. Shkolla e partisë është filozofia e kësaj force këtu 70 vjet.

Kryeministri ua la porosi deputetëve të rinj që duhet të ndjekin shkollën e partisë gjatë verës (Akademinë Politike të PS), ndërsa veteranëve që drejtuan socialistët në qarqe për 11 Majin, profesorëve të mediokritetit, u bëri thirrje që krahas leksioneve, të përgatiten për zgjedhjet lokale.

“Përpara se ta mbyll këtë fjalë të përbashkët, dua të prek nevojë emergjente një bazë nisje të posaçme që rruga drejt finishit të jetë me shpejtësinë e duhur.

Për këtë na duhet një volum pune deri në shtator dhe po prek shumë përciptas disa pika që t’i pasurojmë. Akademia Politike duhet të hapë një sesion të posaçëm për të gjithë deputetët që hyjnë për herë të parë në Kuvend.

Udhëheqësit politikë të nisin punën për zgjedhjet e ardhshme vendore.”, tha Rama.