Fituan me 83 mandate! Artan Hoxha: B*ndat sdo jene me ‘tr*fikante’, eshte vendosur qe te

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar ndikimin e krimit dhe bandave në zgjedhjet e 11 Majit, në veçanti evolucionin e krimit në zonën e Durrësit pas operacionit të antimafias italian “Ura”. Hoxha theksoi se grupet kriminale, që më parë vepronin në hije, sot janë transformuar në “investitorë strategjikë” dhe kanë një rol kyç në politikë, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore. ‘ “Poja”…U kristalizuan si grupi i Shkozetit dhe ngeli grupi i Shkozetit sepse ne nuk shkojmë menjëherë tek nofka.

Nofka është aty në lagje. O të vihet emri i nënës, emri i dajos, kë ke ti më të shquar aty. Ne rastin konkret shkoi si grupi i Shkozetit e më pas filloi identifikimi. Është fakt se këtë kanë qenë për një kohë të gjatë në hije aty. Pra kutu them… në mbrojtje, nuk kanë qenë në sulm. Si të them se edhe në botën e nëndheshme ka një hierarki, ka ca rregulla. Pra edhe në xhungël është Luani, Leopardi dhe vijnë me radhë kafshët e tjera. Kurse ne kemi vetëm hiena. Dhe Hienat nuk lënë asgjë sipër dhe asgjë poshtë. Në fund hanë njëra – tjetrën. Pra ne e kemi bërë Safari.

S’ka me xhungël. I kemi këputur me luanë, me leopard, me barngrënës. I kemi këputur. Ne kemi lënë vetëm hienet që bluajnë çdo gjë çfarë të jetë. Kështu që edhe në rastin në fjalë, kjo ishte një etapë zhvillime e gjithë kriminalitetit në Shqipëri. Në mandatin e dytë të qeverisjes ata kanë qenë në ngjitje.

 

Në mandatin e tretë kanë qenë në lulëzim. Me kontributin që dhanë në 2021 kanë qenë në lulëzim. Shiko, ky emri rilindje, si i ka shkuar mendja me e gjet këtë emër. Se këtë janë 4 vjet rilindas e pastaj në zgjedhje direkt socialistë. Pra votën e kërkojnë si socialistë, pushtetin e ushtrojnë si rilindas. Në fakt duhet të ishte e kundërta. Por kështu, në fakt na zuri, ta heqim këtë punë. Tani të kthehemi tek realiteti. Ne 2013 kur ka ardhur ne pushtet Rama po ta shikosh ne kemi patur një lloj funksionimi tjetër të krimit të organizuar.

Bëri operacionin e parë mori lojërat e fatit. Në nëntor – dhjetor vrasjet ndodhën në Tiranë. U akaparuan disa, shpejt e shpejt. Pastaj u bë goditja tjetër operacioni i qershorit ne 2014 në Lazarat që ne shpartalluam Lazaratin por e shpërndamë në të gjithë Shqipërinë. Më 2016 kishte nja kanabizim kaq të keq. I rrëzuam edhe tullën e fundit të institucioneve që kemi. Bëmë bashkë edhe ata që mbillnin, edhe ata që ruanin, policët. Ajo 2016 na krijoj një problem të madh. Që pas saj të nëndheshmet thonin që paskemi qenë budallenj.

 

Pas kësaj banditët u bënë investitorë, në ndërtim në turizëm, investitorë strategjikë. Sot jemi në këtë situatë që nuk i kemi më banditë por i kemi investitorë. Dhe ajo që bie ne sy sidomos në 2021, grupet kryesore të cilat u përfshinë në fushatë për shkak të akuzave që u bënë atëherë mazhoranca bëri një gjë, një pjesë të atyre i dërgoi në SPAK, priti edhe zgjedhjet e 2023. Kapi edhe lokalet. Ke parasysh Shkodrën çfarë i bëri. Pastaj filloi ajo goditja me detyrim përcaktim. Ti do shkosh tek vendi por deri këtu.

Kur thonë pse me kape mua, i thonë ne e dimë që ke bërë edhe këto por këto s’po ti prekim…Dhe po të shikosh dosjet e para janë çuditërisht të gjithë grupet që janë përfshirë në zgjedhje dhe ne menduam që atyre po u jepet një dërmë e mirë dhe nuk do ti shohim në zgjedhje. Çuditërisht ishin nga burg këtë radhë. Se si mund të votosh nga burgu për atë që të ka futur në burg ky është rast ekzemplar nuk e ka vërejtur. I kam rënë planetit cep më cep. Po të shkon 90 për qind në burg dhe nga burgu të bësh fushatë, nuk e di se çfarë dhe ndodhi ajo që ka ndodh gjithmonë, shtrëngoje mirë që ai të mos ketë nga të shkojë dhe do të të shërbejë”, deklaroi dje Hoxha në “Syri TV”.