Artan Hoxha: Ja cfare pritet ta shk*terroje Edi Ramën

Shqipëria ka nevojë për një goditje të fortë, tektonike nga SHBA që këtu të ketë një efekt konkret.

Deklarata u bë nga gazetari Artan Hoxha në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ku u diskutua për mesazhin e Ambasadës së SHBA-së, për farsën zgjedhore të 11 majit. Urimi në vitin 2021 ishte faks, ndërsa i tanishmi një telegram që i kanë numëruar dhe shkronjat.

Artan Hoxha: Në këto zgjedhje, i vetmi rivalitet për mua, që kishte interes për tu ndjekur kush ishte? Ishte rivaliteti mes kandidatëve ministra dhe kandidatëve që ishin nga bota e nëndheshme.

Vetëm ata luftuan për të thyer rekordet.

Tre ministrat e fuqishëm që kishin gjithë atë industri elektorale nga mbrapa dhe kjo pjesa tjetër që ka filluar lajme përditë tani, sepse SPAK do të sjellë lajme të pafundme këto kohë.

Dega amerikane është prerë, nuk ekziston më. Edhe Edi Rama nuk e përmend më, as në fushatë nuk i përmendi. Shiko vetëm artikulimin e Ramës, për të kuptuar se ka ndodhur një zhvendosje goxha e madhe.

Ajo që ka ndodhur këtu, ka filluar të demaskohet. E thonë mediat ndërkombëtare. Ne na duhet një goditje tektonike më e fortë, për të patur një efekt konkret. Në mënyrë që të shikojmë realisht, ta ndjejmë këtë ndryshim situate dhe këtë erë të re që ka filluar të fryjë nga Oqeani Atlantik drejt gadishullit Ballkanik.

Shqipëria sot kërkon një reagim të drejtpërdrejtë. Kohë nuk ka më, duke i lënë kohë, thjeshtë i le kohë atij se si të përgatisë sistemin për të marrë zgjedhjet lokale.

Nëse nuk reagohet deri në shtator, sa të bëhet qeveria e re, ai i gjen të gjitha mundësitë për të zbutuar, lëshuar, se i ka të gjitha në dorë dhe nuk ka asgjë që e pengon.

Ne sot na intereson fati i Shqipërisë. Shqipëria nuk pret. Puna e Ramës mbase dhe pret, por ne na duhet Shqipëria.