Kam dashur gjithmonë ta trajtoj në një episod të podcast-it, por biseda për s*ksin e ka rrezikun për të rënë në banalitet.
Duhej një profesor, por jo i mërzitshëm, që të sqaronte tabunë dhe keqkuptimin me Po-në.
Duhej një podcast që të kujtonte në fund se s*ksi është dashuria për veten, pastaj për tjetrin. Është më shumë se një akt fizik, është gjuha jonë intime, është komunikimi më i ndjeshëm dhe i vërtetë që bëjmë në këtë jetë.
Ftova profesorin tim të universitetit, Edmond Dragotin dhe mendoj se ky ishte podcasti që po kërkoja. Faleminderit, Profe, për elegancën dhe vërtetësinë.
*Ky podcast i “Zë me Mirën” u mbështet nga Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, Credins Bank, TUMO, Globus Travel
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore