“Qershori p*rvëlues”, Porja jep AL*RMIN: Temperatura të pazakonta, ja sa pritet të shkojnë në fundjavë

Kemi hyrë zyrtarisht në muajin qershor, teksa ardhja e verës tashmë ndihet edhe me rritjen e ndjeshme të temperaturave.

Meteorologia Lajda Porja, ka paralajmëruar një qershor të nxehtë, përvëlues, ndryshe nga ç’jemi mësuar me temperatura të pazakonta. Porja theksoi se ky muaj ka startuar me temperatura mjaft të larta, ku në fundjavë parashikohet të kapin vlerat 35-36 gradë. Temperaturat e larta do të përfshijnë pothuajse pjesën më të madhe të Ballkanit.

Ndërsa apeloi për kujdes në orarin e pikut, nga 10:30-14:00, pasi konsiderohen si oraret më problematike sidomos për moshat e treta.

“Qershori ka startuar me temperatura mjaft të larta, jo vetëm sot por që nga fundjava pati ndryshim të kushteve atmosferike. Dielli do të jetë prezent pothuajse gjatë gjithë javës. Parashikohet se do të kemi rritje te temperaturave, ku në mesjavë do të arrijnë deri në 34 gradë. E premtja do të sjellë temperatura mbi 35-36 gradë. 

Qershori ka temperatura me vlera që shkojnë deri në rreth 30-31 gradë, ndërsa që në javën e parë startojmë me temp mjaft të larta. Nga nesër edhe në vijim do ngrohen edhe më shumë mëngjeset, edhe në vlerat minimale ku temperaturat do të shkojë deri në 13-14 në fundjavë më e ulëta. Dhe kjo ëshë vetëm vala e parë. 

Parashikohet se temperaturat me të larta do të jenë në brigjet greke, në Turqi, si dhe në pjesën më të madhe të Ballkanit. Po ashtu, Kosova dhe Maqedoni e Veriut. 

Orari i pikut është 10:30 deri në 14:00, ku duhet të tregohet kujdes, pasi janë oraret më problematika sidomos për moshat e treta.”, tha Porja.