“Pensionistët shqiptare do të marrin 400 euro në muaj”. Nis zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali

Nga data 1 qershor ka nisur zbatimi i marrëveshjes për njohjen e pensioneve të realizuar mes dy vendeve, Shqipëri-Itali.

Burimet bëjnë me dije se prej ditës së djeshme ka nisur aplikimi i kësaj marrëveshjeje që përfshin këtu mbi 500 mijë shqiptarë dhe një numër i lartë shtetasish italianë.

Marrëveshja në fjalë mundëson një sërë mundësish për ata që kanë punuar në të dyja vendet.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje mbeten ata që për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale për pension, janë përjashtuar nga pagesa e tij.

Kjo nënkupton se do të ketë përfitime për rreth 20% të personave mbi moshën 67 vjeç, të cilët deri tani nuk janë trajtuar me pension, në mënyrë që të mund të marrin deri në 400 euro në muaj.