“I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

Meteorologia Lajda Porja tha për Euronews Albania se tashmë jemi zyrtarisht në periudhën e verës, ku qershori ka nisur me valë të të nxehtit afrikan. Ajo tha se në vijim të javës temperaturat do të ulen disi, ku vlerat maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë, ndërsa fundjava, sipas saj do të jetë ideale për pushuesit që duan të shkojnë në plazh.

“Vera ka startuar me temperatura mjaft të larta. Muaji qershor që në ditët e para ka nisur me temperatura mjaft të larta 38 gradë, kjo vlerë pritet të shënohet përgjithësisht në qarkun e Beratit, në zona të izoluara të Elbasanit dhe të Gjirokastrës. Moti pritet të jetë i kthjellët ndërsa në pjesën e dytë të ditës mund të ketë vranësira.

Moti do jetë i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit. E marta dhe e mërkura mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu në verilindje dhe juglindje, më së shumti në zonën e juglindjes, në zonat e Korçës. Fundjava do jetë sërish me diell, me temperatura 33-34 gradë celsius”,-tha Porja.

E përditshmja britanike “The Times” ka botuar një artikull nga gazetarja Laura Sanders, e cila përshkruan një udhëtim shtatëditor në jug të Shqipërisë si një përvojë unike dhe të paharrueshme.

Në reportazhin e saj, ajo vlerëson kontrastin mes plazheve të qeta të Rivierës Shqiptare dhe thellësisë së vendit, ku zbuloi fshatra të paprekur, lumenj të egër dhe peizazhe spektakolare.

Udhëtimi nisi në Qeparo, ku grupi prej tetë britanikësh shijoi plazhet me guralecë dhe ushqimin tradicional. Më pas, eksploruan Gjirokastrën, qytet i mbrojtur nga UNESCO, me kalanë e saj të shekullit XIII dhe rrugicat me kalldrëm që mbajnë gjurmët e historisë.

Më tej, grupi përshkoi shtigjet malore drejt fshatit Hoshtevë në Zagori dhe qëndroi në një shtëpi fshati mbi Luginën e Vjosës, ku përjetuan rafting në një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës.

Aventura përfundoi pranë Liqenit të Ohrit, në fshatin Lin dhe Pogradec, duke përshkuar zonën me biçikletë pranë një prej liqeneve më të vjetër e të mbrojtur nga UNESCO.

Artikulli e rekomandon Shqipërinë si një destinacion të përsosur për ata që kërkojnë natyrë të paprekur, trashëgimi kulturore dhe pushime larg zhurmës së zakonshme turistike.