PAMJE TË R*NDA! Murtaja al*rmon autoritetet, ng*rdhin mbi 150 bagëti, rr*zikohet tufa me 700 krerë në Martanesh

Mbi 150 bagëti kanë ngordhur në Martanesh si pasojë e sëmundjes së Murtajës. Burime për mediat bëjnë me dije se këto raste janë konfirmuar në një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë.

Mësohet se deri më tani kanë ngordhur më shumë se 150 krerë bagëti, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa e cila ka afro 700 krerë.

Drejt fermës janë nisur me urgjencë specialistët e Drejtorisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Dibër, ata të shërbimit veterinar të këtij qarku dhe specialistët pranë Bashkisë Bulqizë.

Prej ditësh autoritetet janë vënë në alarm pasi rastet me Murtajë janë duke u përhapur. Ditë më parë ishte Bashkia e Shkodrës ajo e cila përmes një njoftimi zyrtar njoftoi se rasti i parë  i Murtajës së Ruminantëve të vegjël në Shqipëri u identifikua në një fermë të mbarështimit të caprinëve (dhi) në njësinë administrative Postribë.

PAMJE TË RËNDA! Murtaja alarmon autoritetet, ngordhin mbi 150

Bagetite e ngordhura

Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar u analizuan nga laboratori referencë i Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR.

Pas konfirmimit të rastit, Bashkia Shkodër tha se janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin përkatës dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim kontrollin, izolimin dhe menaxhimin efektiv të situatës në terren.

“U bëjmë thirrje të gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta (dele dhe dhi) që të zbatojnë masat parandaluese dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave.

Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal përkatës ose të kontaktohet numri i gjelbër falas: 0800 3366”, thuhet në njoftim.

Theksojmë se Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është një sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik.