E reja shkon të bëjë plazh në Borsh, 32 vjecari nga Vlora e det*ron të kryeje marr*dhenie kur kupton qe

Pushimet verore në bregdetin e Jugut janë kthyer në një përvojë traumatike për dy vajza 24-vjeçare, të cilat kanë denoncuar raste përdhunimi dhe ngacmimi seksual gjatë qëndrimit të tyre në Borsh.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit, ngjarjet janë regjistruar në zonën turistike të Borshit, ku të rejat kanë depozituar kallëzime ndaj dy burrave, për ngjarje të ndara por me natyrë të rëndë.

Njëra prej vajzave ka deklaruar se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj nga një 33-vjeçar me inicialet E.M., banues në Vorë.

Vajza tjetër ka akuzuar një 52-vjeçar nga Tirana, me inicialet Xh.D., për ngacmim seksual në të njëjtën zonë.

Shqiptarët “zaptojnë” ishullin e Instagramit, goditet grupi kriminal në Mykonos! Altin Dumani i ka shpallur “luftë” në Shqipëri, 30-vjeçari arrestohet në Greqi

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke. Sipas asaj që Top Channel bën me dije tre shqiptarët, ku një prej tyre rezulton të jetë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janë arrestuar nga policia në kuadër të një operacioni anti-drogë të zhvilluar në ishullin e Mykonos.

Në prangat e policisë ranë Spiro Lila, 30 vjeç dhe Roland Allka, 33 vjeç, të dy nga Gramshi si dhe Euglend Dumi, 36 vjeç, nga Vaqarri i Tiranës. Lila rezulton person i shpallur në kërkim nga SPAK, si pjesë e një grupi kriminal me bazë në Sarandë, të goditur në maj 2019 nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, që kryente trafik ndërkombëtar droge.

Ky grup kriminal, merreshin me tregtimin e kokainës, kokaine rozë, marijuanë dhe tableta droge në zonën e Mykonosit.

Ata ishin pozicionuar në tre banesa me qira, ngjitur me njëra-tjetrën, ku dhe mbanin sasinë e lëndës narkotike. Më pas ata e shpërndanin drogën me automjet privat ose me motoçikletë.

Nga kontrollet e kryera, me ndihmën e një qeni policie dhe u gjetën dhe u sekuestruan 932.22-gram kokainë, 7 gram kokainë rozë, 899 gram marijuanë, 1.4 gram metamfetaminë kristalore, 93 tableta narkotike, 5.060 euro, 1 pistoletë, 10 fishekë, 1 thikë, 1 automjet, 1 motor, 3 peshore elektronike precize dhe 4 telefona celularë.

Siç ka rezultuar, përfitimi i paligjshëm financiar i pritur i grupit nga shitja e lëndëve narkotike të sekuestruara tejkalon shumën prej 100.000 euro.

Sasitë e drogës së sekuestruar do të dërgohen për ekzaminim laboratorik, ndërsa shuma e sekuestruar e parave do të dërgohet në Zyrën e Depozitave dhe Kredive të Zyrës Tatimore të Mykonos.