Pa pike m*shire! Filipinezi tregon pse u det*rua ta vr*ste Ilarian: Donte patjeter te dinte sa i kisha notat une, por

Vrasja e Ilaria Sulës nga i dashuri i saj që tronditi të gjithë Italinë ka marrë një tjetër rrjedhë pas dëshmisë së dytë të Mark Antony Samson.

Autori me prejardhje nga Filipinet i mori jetën 22-vjeçares shqiptare në debat me sipër, duke e goditur me thikë, teksa bashkëpunëtore ishte dhe nëna e 23-vjeçarit, e cila dëshmoi se ndihmoi në pastrimin e njollave të gjakut nga shtëpia dhe fshehjen e trupit.

Il Messaggero ka zbërthyer dëshminë e autorit, i cili tregoi se çfarë e shtyu atë në krimin makabër.

Ai tregon se raporti i tyre po shkonte drejt fundit, gjë të cilën Samson nuk e pranonte dot.

“Isha gati që të luftoja që Ilaria të kthehej si e dashura ime”, tha si fillim autori.

Gjatë marrjes në pyetje, Samson tregoi se si lindi raporti i tyre. “Ne jemi takuar në vitin 2023 dhe më 30 prill të atij viti konfirmuam lidhjen tonë. Ne kishim një marrëdhënie normale si çdo çift me ulje-ngritjet tona”.

“Situata ndryshoi kur Ilaria më kërkoi të shihte notat e provimit të universitetit rreth dy-tre muaj më parë. Ky ka qenë gjithmonë një problem i madh për mua, një traumë që më ka ndjekur që nga shkolla fillore. Gjithmonë kam pasur ankth për sa i përket performancës time përpara prindërve. Ilaria më dha ultimatum se nëse nuk ia tregoja, atëherë do më linte”, thuhej në dëshminë e Samson.

Në fund të janarit të këtij viti, ata vendosën që të bënin një pushim në lidhjen e tyre, gjë që në fakt nuk ndodhi pasi ata vazhdonin të takoheshin. “Ilaria ishte e paqëndrueshme. Herë më trajtonte si të dashur dhe herë si një mik të thjeshtë”.

Ai më pas tregoi se nuk e pranonte dot ndarjen dhe pse të gjithë miqtë e tij i kishin thënë që të hiqte dorë.

Më pas ata vazhduan të takoheshin edhe për dhjetë ditë të tjera edhe pse ajo dukej më e ftohtë dhe më e shkëputur dhe donte të dilte me miqtë e saj edhe vetëm. Situata mbetet e paqëndrueshme, ku Ilaria, sipas djalit, herë e trajton me përzemërsi si të dashur dhe herë tregon ftohtësi ndaj tij.

Prokurorët, po e akuzojnë Samson për vrasje me dashje të rënduar nga një marrëdhënie emocionale dhe fshehje e kufomës.

Gjyqtari: Pas vrasjes, autori u kthye në normalitet

“Ajo që bie në sy është qëndrimi i tij për vetëkontroll të fortë dhe kthjelltësi, veçanërisht në fazën pas vrasjes së Ilarias. Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa Ilaria dhe nuk mund ta imagjinonte jetën pa të, pasi e vrau brutalisht dhe hoqi trupin e vajzës, ai arriti të kthehej në normalitet menjëherë.”

Kështu shkruan gjyqtarja hetuese Antonella Minunni në urdhrin me të cilin vërtetoi arrestimin dhe urdhëroi masën e paraburgimit në burg për Mark Antony. Ilaria Sula, e vrarë me tre plagë me thikë në qafë u gjet e braktisur në një valixhe në fund të një shkëmbi.

Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, theskon hetimi ai takon shoqen e saj, me të cilën hanë një piadinë, duke folur për problemet që kishte me Ilarinë (që e kishte vrarë pak më parë), dhe në të njëjtën kohë diskuton çështje sipërfaqësore dhe banale (si për shembull ditëlindja e të dashurit të shoqes apo brioshet e blera për një vajzë).

Ai nuk ka asnjë shqetësim, nënvizon gjyqtarja hetuese t’i dërgojë babait të vajzës, edhe pse e di se e ka vrarë, mesazhe që vijnë në mënyrë fiktive nga e bija. Të njëjtën gjë bën edhe me shoqet e saj, duke u shtirur si Ilaria, duke i bërë të besojnë se shoqja e tyre ishte ende gjallë. Ajo që bie në sy është se ai i bën të gjitha këto që në fillim.