Menjëherë pasi ditën e sotme u publikuan në rrjet pamjet e momentit të vrasjes së Martin Canit, avokati i familjes së 14-vjeçarit Redi Ramaj në një intervistë për “Shqipëria Live” komentoi situatën e sotme.
Avokati bëri me dije se kjo video ka qenë në dorë të prokurorisë dhe të trupës gjykuese që prej fillimit të procesit. Ndërsa shtoi më tej se pamjet nuk u nxorrën më parë sepse sipas tij çështja po mbahet sekret nga gjykata.
Pridnërit e Martinit mësohet se e kanë parë këtë video që në momentin kur Prokuroria ka mbyllur hetimet.
”U bë disa kohë që palët në procesin gjyqësor e kanë patur në dispozicion videon. Çështja tashmë ka dalë në media. Pjesa kryesore e videos lidhet me momentin e hyrjes apo daljes së fëmijëve nga vendngjarja. Pamjet i ka patur Prokuroria. Duhet që publiku të informohet mbi këtë ngjarje. Kam kërkuar që çështja të behej me dyer të hapura, edhe pse gjykata e mban ende të mbyllur. Materialet e para janë publikuar në media kur ndodhi ngjarja dhe media kanë bërë punë e tyre fatmirësisht. Në video dallohet arma e krimit dhe lëvizjet e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Kjo video ka ndihmuar të gjitha palët e përfshira në këtë proces. Në dijeninë time familjarët e kanë parë këtë video në momentin që janë mbyllur hetimet. Është një ngjarje e rëndë. Mua ma kërkuan familjarët që ta merrja, por gjithashtu e pashë që ishte ngjarje që duhej ndjekur me detaje. Sa i përket familjarëve të Marios nuk kam dijeni për reagimin, apo dhe nëse e kanë parë.”- tha avokati.
Per kete video te publikuar duhet falenderuar gazetari Eraldo Harlicaj, i cili me guxim pavaresisht kercenimeve, nxorri videon dhe emrat e djemve te perfshire (Emra qe deri tani i mbanin sekret qellimisht)