Rritet FR*KSHËM çmimi i naftës, bota do të përballet me çmime str8tosferike

Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm, vetëm disa orë pasi Izraeli sulmoi Iranin. Mësohet se çmimet  naftës së papërpunuar Brent dhe Nymex u rritën me më shumë se 10% menjëherë pas publikimit të lajmit, duke arritur nivelet e tyre më të larta që nga janari.

Konkretisht, nafta Brend ka shkuar në 75.15 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor (ËTI) u rrit me 8.4%, në 73.68 dollarë për fuçi.

Tregtarët janë të shqetësuar se një konflikt midis Iranit dhe Izraelit mund të ndërpresë furnizimet që vijnë nga rajoni i pasur me energji.

Kostoja e naftës së papërpunuar ndikon në gjithçka, nga çmimi i ushqimit në supermarket deri te kostoja e mbushjes së makinës suaj.

Një rritje të frikshme ka pësuar edhe ari. Pas lajmit për sulmin, çmimi i arit në tregjet ndërkombëtare u rrit me 1.5%, duke arritur në 3,436.97 dollarë për ons.

Lajmi për sulmet solli ndikime edhe në tregjet e aksioneve amerikane. Çmimi i S&P 500 ra me 1.5%, ndërsa ai i Nasdaq 100 pësuan rënie me 1.7%. Indeksi Dow Jones shënoi një rënie prej 1.3%, duke reflektuar shqetësimet e investitorëve për pasojat gjeopolitike dhe ekonomike të konfliktit.