Nënë e bir humbën jetën tragjikisht ditë më parë në Kanada. 34-vjeçarja shqiptare Elzina Morina dhe djali i saj i mitur, Elon Morina u mbytën pasditen e së martës në pishinën e banesës së tyre.
Ishte 3-vjeçari ai i cili fillimisht kishte rënë në pishinë, ndërkohë nëna e vet menjëherë u fut për ta shpëtuar. Por, fatkeqësisht ajo nuk dinte not dhe u mbytën të dy.
E teksa dhimbja është e madhe për këtë humbje, familjarët kanë njoftuar së fundmi edhe detaje ne ceremonia mortore. Mësohet se ceremonia e lutjeve dhe nderimit do të mbahet të shtunën, në xhaminë e quajtur “Balkan Muslim Community”, në ora 13:00. Ndërkohë, ata do të përcillen për në banesën e fundit më 15 qershor në varrezat e qytetit Laval të Kandasë.
Familjarët kanë postuar dhe foto të tjera të 3-vjeçarit dhe nënës së tij. Krah fotove, njëra prej të afërmeve shkruan se kjo ngjarja ka tronditur familjarët.
“Na kputet Shpirtin Elzina Ramosaj Morina dhe Elon Morina u prefshi ne paqe shprti juv i bardh pushoft ne lula te xhenetit”, shkruan ajo.