Ngjarje TR*GJIKE, shoferi tërheq zv*rrë për vd*kje fëmijën 3-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi. Sipas mediave greke, mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje të miturin 3-vjeçar duke e tërhequr zvarrë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Dimarchou Christou Beka” të Spatës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se si ngjarja ka ndodhur.

Gjithashtu, drejtuesi i automjetit e ka transportuar në qendrën spitalore për marrjen e ndihmës së nevojshme, por fatkeqësisht 3-vjeçari kishte humbur jetën.

Ndërkohë, shoferi është vënë nën prangat e policisë, ndërsa janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.