“Nëna vd*q 2 ditë para… aty kuptova”, djali i Grida Dumës përlot me mesazhin për humbjen e babait: Ndjej boshllëk, jam i mpirë

Në një postim prekës në rrjetet sociale, Darien Shqina, djali Grida Dumës, ka ndarë dhimbjen për ndarjen nga jeta të babait të tij, diplomatit Ilir Shqina. Ai ka treguar se lajmi e ka gjetur jashtë vendit, në një moment të vështirë ku sapo ishte kthyer për të përcjellë gjyshen e ndjerë, ndërsa mësoi për humbjen e babait të tij, i cili ndodhej në gjendje kome.

“Ndjej thellë boshllëkun e humbjes tënde fizike, por ti qëndron me mua dhe mbrojtësi im”, shkruan Darien në një mesazh emocional, ku përshkruan ndikimin e jashtëzakonshëm që ka pasur i ati në jetën dhe formimin e tij si njeri.

Ai e përshkruan Ilir Shqina si një figurë të jashtëzakonshme të diplomacisë shqiptare, që ka përfaqësuar vendin me ndershmëri, drejtësi dhe përkushtim në arenën ndërkombëtare. “Ke shkëlqyer në karrierën tënde në diplomaci, dhe e ke pasion të vërtetë”, shkruan ai, duke vlerësuar kontributin e të atit në përparimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Në përfundim të mesazhit, Darien shprehet se do ta mbajë gjithmonë me vete figurën e babait dhe kujtimet e tij të çmuara: “Je gjithmonë i imi dhe gjithmonë do të të dua!”

Diplomati Ilir Shqina ka shërbyer për shumë vite në shërbimin diplomatik shqiptar, ku është vlerësuar për integritetin dhe përkushtimin e tij ndaj vendit. Ndarja e tij nga jeta ka sjellë reagime të shumta ngushëllimi dhe respekti për figurën e tij në opinionin publik dhe diplomacinë shqiptare./ilirianews.al

Në të gëdhirë të të premtes së shkuar, im atë ndërroi jetë. Nëna e tij kish vetëm dy ditë që po ashtu kishte ndërruar jetë.
Unë gjendesha jashtë Shqipërisë me studime, i sapo kthyer në fakt nga përcjellja në banesën e fundit të gjyshes sime. Lajmi që im atë ishte në koma ka qenë për mua goditës, mpirës, dhe shokues.
Gjithçka ka ndodhur këto ditë do të më përcaktojë për të gjithë jetën nga humbja e tim eti, që është një njeri i jashtëzakonshëm. E di mirë që nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij. Por unë e di që ai është përgjithmonë!

Ndjej thellë boshllëkun e humbjes tënde fizike, por ti qëndron me mua dhe mbrojtësi im. Ti përfaqëson një pjesë dërrmuese të jetës si njeriu më i rëndësishëm bashkë me mamin. Ke farkëtuar ku ke forcat më të nevojshme për jetën që po jetoj dhe që do ta jetoj, dhe për veten, dhe për familjen time. Më ke treguar mrekullitë e studimeve, arritjeve, dhe historisë njerëzore, që tani i mbaj si pjesë e identitetit tim. Më ke temperuar të jem vetja dhe i drejtë edhe në momentet kur mashtrimi do të më bënte t’ja hidhja situatave të vështira në afatshkurtësinë e vetë të keqe, që bëjnë boll njerëz më të pakët.

Ke shkëlqyer në karrierën tënde në diplomaci, dhe e ke pasion të vërtetë. Ke balancuar drejtësinë me interesat dhe ke mirëkuptuar njerëz gjatë gjithë viteve nëpër vendet më të rëndësishme të botës për përparimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Tani je në një vend më të mirë. Nuk detyrohesh më të konsiderosh dakortësi dhe veprime të padrejta dhe qëndron brenda asaj drejtësie që të karakterizon si njeriu e shpirti i gjerë që je! Më shikon mua duke ecur përpara, dhe e kupton që dhe pa prezencën tënde thjesht fizike këtu, unë do të jem mirë dhe ne do të jemi mirë.

Ama do të ta kem nevojën deri sa të bashkohemi sërish bashkë. Do të më drejtosh në një botë që e njihje më mirë se shumëkush dhe i dalloje mirë të gjithë elementët e saj të këqia.

Je gjithmonë i imi dhe gjithmonë do të të dua!