Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka folur së fundmi lidhur me eksperiencën e tij të gjatë në “Portokalli”, marrëdhëniet e tij me kolegët, por s’ka lënë pa përmendur as ngjarjet që ndodhin brenda korridoreve.
Ai ka treguar se vite më parë ka qenë dëshmitar i një momenti intim mes dy aktorëve të spektaklit të njohur të humorit “Portokalli”
“Kam kapur nja dy duke bërë seks bashkë. Ishim brenda Portokallisë. Ishte i përhershëm ky muhabet. Nuk jau them emrat se i prishim punë, ndahen nga familja”, u shpreh Veleshnja.
Aktori i humorit, Rezart Veleshnja ka qenë i ftuar së fundmi në një intevistë për “Andale”.
Teksa ka folur për jetën dhe karrierën e tij është ndalur edhe tek eksperienca e tij në Big Brother VIP 3.
Rezarti ka zbuluar se fituesi i Big Brother VIP 1, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ende nuk ka marrë 60 mijë euro nga çmimi i madh që fitoi dy vite më parë.
“Mbeti Salia t’u shku te Klani se si kanë dhënë ende 60 mijë euro.”– tha Rezarti.
Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka ndarë një moment të veçantë dhe të çuditshëm gjatë një interviste në emisionin “Andale”.
Ai tregoi për një situatë të pazakontë që i kishte ndodhur me Kleonikin, pak para një daljeje në skenë.
Sipas Veleshnjes, ajo ishte në gjendje emocionale të rënduar dhe nisi të qante pa arsye të qartë.
Veleshnja shtoi se ai ka një ndjeshmëri të veçantë për të identifikuar persona që, sipas tij, mund të jenë të “pushtuar”.
“Kleoniki para se të hynim ishte duke qarë, nuk e di se çfarë donte, një sanduiç a ujë. Unë u kujdesa dhe më tha faleminderit. Kur hymë nv studio ndryshoi komplet. Dhe aty unë kuptova që ajo goca ishte e pushtuar nga demonët.
Mora kryqin dhe i thash ‘dil o shpirt i keq’. Ka njerëz që janë të pushtuar dhe unë këto i shoh”, u shpreh Veleshnja