Askush në Partinë Socialiste, nuk e ndjen veten fitues në mandatin e kartërt, sidomos pas sinjalit të fortë që Edi Rama tregoi në Tiranë, pas arrestimit të Erion Veliajt. Ku në të gjithë postet e bashkisë, ka larguar stafin e vjetër të kryetarit, duke e zëvendësuar me njerëz të tarafit të tij personal.
Në mënyrë thuajse lineare, Edi Rama ka emëruar besnikë të tij të afërt, pjesë të klanit të ngushtë që nga policia bashkiake e deri tek ndërmarrjet e tjera të bashkisë, si një mesazh për partinë socialiste se çfarë ka ndërmend të bëjë në mandatin e katërt.
Mesazh që do të thotë se jo vetëm nuk do të duhet shpresuar për lënie stafete, por asnjë ndonjë bamirësi nga ana e Ramës. I cili po zbaton pike për pikë skenarin e mentorit të tij politik-Erdoganit, që në fund të mandatit, e mbushi administratën me djem, dhëndurrë, nipa, krushq, apo besnikë të afërt si ministri i Jashtëm Hakan Fidan, apo shefi i shërbimit sekret Ibrahim Kallin.
Në këto ditë të nxehta qershori, në korridoret e mazhorancës, kanë nisur të qakullojnë emrat e ministrave të rinj. Të cilët dalin me pikatore nga zyra e propagandës, më shumë për të testuar opinionin.
Deri tani i vetmi nga krerët politikë, që ka kërkuar post në qeveri, e përkatësisht në ministrinë e Brendshme, ka qenë Taulant Balla.
Ndërkohë asnjë tjetër nuk bëzan nga frika se mos i merr inat “I gjati”. I cili përveç Ballës ka hapur thashetheme absurde se mund të sjellë edh eish- kryebashkiakun e Matit, i cili sapo është zgjedhur deputet.
Ndërkohë, sot ka dalë një zë i freskët që flet për dy gra që mund të drejtojnë dy dikasteret e sigurisë; atë të ministrisë së Mbrojtjes dhe atë të Brendshme. Flitet për zv.ministren aktuale të Mbrojtjes, Blerina Abrazhda, si dhe për shefen aktuale të shërbimit secret, Vlora Hyseni.
Një sinjal politik i koduar, drejtuar SPAK-ut, se pushteti i kryeministrit, jo vetëm që nuk ka çeduar, po bëhet edhe më i fuqishëm.
Ndërkaq, një tjetër emër që ka qarkulluar si një risi në kabinetin e ri është i sapozgjedhuri deputet, Ervin Demo, i cili po konsiderohet një kandidat i fortë për ministër Arsimi. Ogerta Manastirliu flitet se mund të marrë postin e zvkryeministres pa portofol, ose të rikthehet në ministrinë e Shëndetësisë.
Belinda Balluku, duket se do të jetë sërish në postin e superministres së Energjisë e Transporteve, duke mbajtur delegimin si Zv/kryeministre e parë.
Ndërkaq për financat dhe bujqësinë, ka shumë enigma, pasi ndërsa përfliten Mazniku e Denaj, kanë dalë edhe emra të rinj që vijnë nga veriu i vendit. Madje për ministrër financash, kuotat më të larta i ka një shkodran, i këshilluar nga kryebashkiaku i Shkodrës, ndërsa ministri i Bujqësisë, pritet të jetë një personazh i njohur nga Lezha. Për të cilin flitet gjithashtu se mund të marë edhe ministrinë e Turizmit, nëse ikën Kumbaro pas 3 mandatesh. Po a ikën vallë? Zërat nga brenda thonë që është e sigurtë, por pak e besojnë.
Po Blendi Gonxhe? Për të cilin gjithnjë e më tepër po ngjan me Nesti Angonin, e mund të kandidojë për kryebashkiak?
Zëra që kanë ardhur duke u shuar pas mesazheve të koduara që po nxjerr nga burgu Erion Veliaj, në aplikacionin e “ndaluar” të Bablokut, tik-tok. Mesazhe që duket kanë ndikuar të paktën për tani, në një rrudhje të versionit Gonxhe-ministër.
Pasi kandidimi për kryebashkiak, nuk e bind Edi Ramën se mund të arrijë një rezultat pozitiv në kryeqytet.
Ndërkaq, duket i konfirmuar Igli Hasani në postin e ministrit të Jashtëm, deri në 2026-ën, ku sipas paktit me Athinën e Ankaranë, do të marrë kreun e OSBE-së, të cilën e morën dy diplomatë të tyre, si një marrëveshje e negociuar nga ministri i Jashtëm i Maltës, si dhe amerikanët.
Ndërkaq, Drejtësia pritet të jetë një bombë, ku Rama kërkon të luajë fort me ndërkombëtarët dhe SPAK-un. Një personazh që ka qenë kritiku më i madh i reformës në Drejtësi dhe Amerikanëve. Të paktën po flitet shumë këto ditë në korridoret e PS, dhe kjo i ka çmendur të gjithë…/Pamfleti