Teologu Musliman tek Grida Duma: Eshte shkruar qarte ne Kuran: Zoti betohet qe

Ndërsa tensionet mes fuqive të mëdha rriten, teksa Irani, Izraeli, Rusia, NATO dhe Kina luajnë në prag të një zjarri global, shumë sy janë kthyer jo vetëm nga ekranet e lajmeve, por edhe nga librat e shenjtë.

Në këtë botë që po dridhet mbi butonin e kuq, pyetja që del natyrshëm është: A është kjo ajo që është parashikuar mijëra vite më parë?

Kjo temë u diskutua këtë mbrëmje në studion e “Top Story”. Duke interpretuar librin e shenjtë të Kuranit, teologu Samad Ahmed Ghori, tregoi për profecitë që kanë parashikuar luftërat atomike dhe bërthamore.

“Në Kuran ka shumë profeci, madje Kurani ka përshkruar edhe luftërat atomike, luftërat bërthamore dhe nuk janë shumë të vështira për t’u kuptuar. Disa fjalë janë aq të drejtpërdrejta, sa që çdo lexues mund të habitet. Mjafton t’i jepet një këndvështrim. Kuranin në radhe të parë duhet ta lexojmë me respekt ndaj të vërtetës. Nëse sheh të vërtetën, duhet të dorëzohesh. Duhet parë me druajtje”.

Teologu përshkroi një rast kur profecia e Kuranit janë vërtetuar shumë kohë më pas.

“Kurani përshkruan që faraoni ka mbetur i ruajtur gjatë kohës kur ndodhi përmbytja në luftën e Moisiut. Në momentin që faraoni sheh se do të mbytej, i thotë o Zot po të besoj ty. Dhe Zoti i thotë tani që beson për të ruajtur trupin tënd, unë do të ta ruaj, që të mbetet mësim për njerëzit e ardhshëm. Kur zbriti Kurani në 1400 e mësuan se trupi i Faraonit ishte ruajtur”.