“Këto janë vetem fillimi i dh*mbjeve”/ L*fta Iran-Izrael, Dom Mark Pashkja flet për f*ndin e botës sipas Biblës

A e parashikon Bibla fundit e botës?

“Do të dëgjoni për luftëra… një komb do të ngrihet kundër një kombi dhe një mbretëri kundër një mbretërie. Dhe do të ketë zi buke, murtaja dhe tërmete në vende të ndryshme. Të gjitha këto janë fillimi i dhimbjeve”, është një pjesë e Ungjillit sipas Mateut, që Dom Mark Pashkja e lexoi këtë mbrëmje në studion e “Top Storyt”.

Ai shpjegoi më tej për ardhjen e dytë apo siç ne e quajmë, fundin e botës…

“Ardhja e dytë, që ne në gjuhën e përditshme i themi fundi ose mbarimi, por nëse i referohemi greqishtes së vjetër, nuk është thjesht fundi i një bote, por ardhja e dikujt që të çon në plotësim atë që ka nisur në fillim të botës. Kur themi kjo është shenjë e fundit të botës, duhet të dimë që në të vërtetë nuk është, sepse Zoti e thotë qartë në Bibël, që atë nuk e di asnjë nga ju”, tha Dom Mark Pashkja.

Ndërsa tensionet mes fuqive të mëdha rriten, teksa Irani, Izraeli, Rusia, NATO dhe Kina luajnë në prag të një zjarri global, shumë sy janë kthyer jo vetëm nga ekranet e lajmeve, por edhe nga librat e shenjtë.

Në këtë botë që po dridhet mbi butonin e kuq, pyetja që del natyrshëm është: A është kjo ajo që është parashikuar mijëra vite më parë?

Kjo temë u diskutua këtë mbrëmje në studion e “Top Story”. Duke interpretuar librin e shenjtë të Kuranit, teologu Samad Ahmed Ghori, tregoi për profecitë që kanë parashikuar luftërat atomike dhe bërthamore.

“Në Kuran ka shumë profeci, madje Kurani ka përshkruar edhe luftërat atomike, luftërat bërthamore dhe nuk janë shumë të vështira për t’u kuptuar. Disa fjalë janë aq të drejtpërdrejta, sa që çdo lexues mund të habitet. Mjafton t’i jepet një këndvështrim. Kuranin në radhe të parë duhet ta lexojmë me respekt ndaj të vërtetës. Nëse sheh të vërtetën, duhet të dorëzohesh. Duhet parë me druajtje”.

Teologu përshkroi një rast kur profecia e Kuranit janë vërtetuar shumë kohë më pas.

“Kurani përshkruan që faraoni ka mbetur i ruajtur gjatë kohës kur ndodhi përmbytja në luftën e Moisiut. Në momentin që faraoni sheh se do të mbytej, i thotë o Zot po të besoj ty. Dhe Zoti i thotë tani që beson për të ruajtur trupin tënd, unë do të ta ruaj, që të mbetet mësim për njerëzit e ardhshëm. Kur zbriti Kurani në 1400 e mësuan se trupi i Faraonit ishte ruajtur”.