Nga Albert Vataj
IKJA ERDHI DHE E MORI. U SHUA AI, ARTAN LAME!
Nuk do të ishte më, ai që i dha zë një bote që po dorëzonte lirinë e vet krijuese mizorisë së heshtjes. Do të këputej një nga fijet që na mbanin të lidhur qëllimirë me të shkuarën, me çfarë ajo kishte mundur të mbërrinte deri te ky zell, që guxoi ta nxirrte atë nga zgafella, për ta larë me dritë, e shënjuar me ëndje. Ndaloi rrjedhën e vet të vërshimtë ky lum pasioni dhe përkushtimi, që kah shkoi çoi zgjim e mëkoi frymim.
Iku, duke marrë me vetëm ato trokitje të pakuara zemre që dot nuk e mbajtën në jetë, në lojën fatale. Me Artanin iku, gjithçka tjetër, duke lënë këtu, amanete obliguese, premtime të mbajtura, përkushtime të mbushura me shpërblesë e besim. Këtu la gjithçka, së bashku me pikëllimin dhe dhimbjen, pa mundur do t’i marrë në udhën pa kthim gjërat që ai pati të tijat sa ç’mbeten dhe do të jenë përmes tij, tonat.
Gjithçkaje që bëri Artan Lame, i mëkoi shpirtin e vet prej Prometheu, në të cilin edhe u dogj. Erdhi dhe iku, mistershëm, si një shpirt. E shkuara, tashmëria, e ardhmja, më shumë se dimensione të kohës që përshkoi, ishin trinia e shenjtë e shpirtjes, të cilën ai e solli nga një kohë tjetër, si një akt dëshmimi i devocionit dhe përkushtimit, për ta ndeshur në sprovën e ngadhënjimtë të tashmërisë, e cila si çdo kohësi kalimtare, edhe kjo së cilës ai ju qas, u rrek t’i pamundësonte atij të gjente atë pranim sa ai donte, atë dakordësi për të cilën ai dëshmoi. Ai erdhi nga një kohë tjetër, ndoshta pa mundur të bëhej krejt i yni, por edhe nga erdhi, me gjasë i huaj mbeti.
I TELEPORTUAR NGA E SHKUARA
Në fjalorin e fantashkencës, teleportimi është një manovër imagjinare që përshkon ligjet e fizikës, një kapërcim i menjëhershëm në hapësirë pa rrugëtim, pa kohë, pa lodhje. Për mendjen racionale, por edhe për syrin skeptik të realitetit, kjo mbetet përjetim i pamundur, jashtë ndonjë skenari kinematografik.
Dhe megjithatë, ka njerëz që, pa makineri dhe pa teknologji, mjafton shpirti për të realizuar këtë kapërcim, jo në trup, por në frymë. Jo në lëvizje fizike, por në depërtim të thellë përfshirjeje. Artan Lame ishte njëri prej tyre…….
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 46-të të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg nga sot, datë 20 Qershor dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!