Një rast i pazakontë raportohet se ka ndodhur në afërsi të Lezhës, gjatë një aksidenti.
Siç raporton gazetari Taulant Koplikaj, një automjet që ka dashur të kthehet në mes të rrugës ka përplasur një person me motor.
Megjithatë ai dhe qytetarë të tjerë kanë ndaluar për ta ndihmuar motoristin që shihet i shtrirë në tokë por në gjendje të vetëdijshme.
Ajo që në fakt i ka habitur të gjithë, është makina e policisë që kalon me shpejtësi të ngadalësuar dhe nuk qëndron por vijon ecjen dhe largohet. Është e paqartë nëse nuk e kanë vënë re aksidentin, apo kanë pasur ndonjë preokupim tjetër.
Ja çfarë shkruan ai:
Sot u perballa me nje pamje te pazakonte qe se kisha pare ndonjehere ne jete, madje as ne vitet 97 – 98 kur policia e shtetit vinte pas nje periudhe te rremujshme qe ndikoi drejtperdrejt ne performancen e saj.
Ishim pak km distance nga Lezha, kur nje Benz i zi, ndersa tentonte te kthehej nga e djathta ne te majte, godet nje motorr, drejtuesi i te cilit mbetet i plagosur. Pikerisht ne momentin kur personi i aksidentuar ishte shtrire ne asfalt ne ane te rruges, dhe nje grup personash (perfshi edhe ai qe e goditi) ndaluan menjehere makinat per t’i ardhur ne ndihme, aty afrohet makina e policisë, e cila kalon ngadale fare ngjitur me vendngjarjen dhe me personin e shtrire ne toke. Te gjithe njerezit me mend ne koke mendojne se, ata do te ndalonin menjehere, pak rendesi ka nese jane polici rrugore, rendi, shqiponja apo polici bashkiake. Nje patrulle policie supozohet te ndaloje menjehere per te marre situaten nen kontroll.
Por sic e shikoni nga ajo qe xhiruam, ata vijuan drejt pa e kthyer aspak koken dhe duke anashkaluar nje rast qe mund te ishte aksident, por mund te ishte edhe vrasje e qellimshme.
Personalisht jam shokuar dhe shpresoj qe te pakten keta individe te kerkojne ndjese per indiferencen, gje qe fatmiresisht nuk e paten drejtuesit e mjeteve qe i dhane ndihmen e pare te demtuarit.