E kapi bukuroshen VIP! Albano “kapet mat” duke puthut në buzë ish-fermeren në finalen e Ferma VIP

Surprizat nuk kanë munguar as në prapaskenën e finales së Ferma VIP.

Në një video të publikuar nga ish-fermerja Keisi, shfaqet një moment i pazakontë mes Kryeplakut Albano Bogdo dhe Elinarës, të cilët shkëmbejnë një puthje në buzë.

Kjo skenë, që ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale, nuk është hera e parë që ndodh. Ajo është një përsëritje e një momenti të ngjashëm gjatë spektaklit dhe, sipas tyre, është pjesë e humorit dhe aktrimit që e ka shoqëruar edicionin.

Pas 24 javësh sfida, konkurrence dhe përjetimesh të forta, Big Basta u shpall fituesi i këtij edicioni, duke marrë kurorën e “Fermerit VIP” për vitin 2025. Në finale u përballën pesë konkurrentë: Andueli, Big Basta, Andrea dhe Big Mama, të cilët dhuruan emocione të forta deri në fund.