“Populli Mysliman Ku Gratë Zgjedhin, Trashëgojnë Dhe Sundojnë – Burrat Mbulohen Me Shami, ja cfare i detyrojne grate te bejne!”

Atje ku gruaja trashëgon, zgjedh dhe sundon

Fisi Tuareg janë myslimanë, por ata kanë ndryshuar plotësisht metodat dhe zakonet e jetës nga ato që janë përgjithësisht të njohura për këtë fe.

Tuaregët janë një popull që i përkasin fiseve të lashta berbere, të vendosura kryesisht në rajonin e Saharasë. Nuk dihet saktësisht se sa janë, nga 100,000 deri në tre milionë, por duke qenë se ata përbëhen nga fise të shumta me stile të ndryshme jetese, shumë prej tyre i bashkon vetëm nga gjuha.

Tuaregët quhen shpesh “Njerëzit Blu”, sepse u pëlqen të veshin rroba blu. Ata janë myslimanë sunitë nga feja, por feja e tyre është gjithashtu e ndikuar shumë nga tradita e lashtë paraislamike. Ata përfaqësojnë një nga kombet e pakta myslimane ku burrat në vend të grave mbulojnë fytyrat e tyre, por kjo nuk është e gjitha.

Përpara se një pjesëtare e këtij fisi të martohet, ajo mund të ndryshojë partnerë dhe të jetojë sipas të njëjtave rregulla dhe liri si burrat. Gjithashtu, femrat nuk mbajnë mbulesë, ndërsa meshkujt, mbulesë blu bruz, kështu e ka marrë emrin ky komb. Kur fotografja Henrijeta Butler bëri një seri fotografish me anëtarët e këtij populli, ajo i pyeti ata përse ishte kështu. Përgjigjja ishte se gratë kanë fytyra të bukura dhe duan t’i shohin ato.

Edhe femrat mund të divorcohen dhe pas divorcit mbajnë pronën e tyre. Kulti i matriarkatit është aq i fortë sa dhëndri nuk guxon të hajë një vakt me vjehrrën në të njëjtën dhomë, transmeton Telegrafi.

Ende ekzistojnë shumë tradita që pjesa tjetër e botës myslimane do t’i konsideronte të papranueshme, por ky popull mysliman jeton pikërisht kështu. Për shembull, siç e kemi theksuar tashmë, janë burrat që mbulojnë fytyrën, dhe jo gratë. Debati mes studiuesve përse ndodh kjo ende vazhdon. Disa besojnë se arsyeja është praktike, për të parandaluar futjen e rërës në sy, ndërsa të tjerë mendojnë se ky zakon ndihmon për të penguar që shpirtrat e këqij të dalin nga njeriu dhe të kalojnë në një trup tjetër.

Liritë seksuale në këtë popull janë të mëdha: burri mund të hyjë në shtëpinë e një gruaje, por gjithmonë nga hyrja anësore. Ai mund të kalojë natën me të, ndërsa pjesa tjetër e familjes sillen sikur nuk e vërejnë këtë. Gruaja ka të drejtë të zgjedhë vetë se sa partnerë do të presë në shtëpi dhe kur do t’i presë.

Kushti kryesor është që çdo gjë të bëhet në mënyrë diskrete dhe me respekt maksimal, shpjegon fotografja që ka kaluar shumë kohë me këtë komunitet. Pikërisht për shkak të këtyre lirive, gratë e këtij populli martohen më vonë në krahasim me pjesën tjetër të botës myslimane, zakonisht rreth moshës 20-vjeçare.

Burrat i joshin gratë përmes këngëve që i shkruajnë për to; ky është elementi thelbësor i flirtimit dhe propozimit për martesë. Gratë janë kryesisht të shkolluara, dhe shpesh shkruajnë edhe vetë poezi apo këngë dashurie.

Martesa nuk përfaqëson humbje të lirisë për gratë. Shtëpia, së bashku me të gjitha kafshët në të, u përket grave. Ky është pasuria më e madhe në këto hapësira.

“Kafshët janë jetë. Pimë qumështin e tyre, hamë mishin e tyre, veshim lëkurën e tyre, i shkëmbejmë për ato që na duhen. Pa kafshë – nuk ka shtëpi”, – i kanë shpjeguar tuaregët fotografes.

Divorcet janë të shpeshta në këtë popullatë. Nëse ndodh ndarja, gruas i mbetet shtëpia dhe kafshët, dhe zakonisht janë gratë ato që nisin procedurën e divorcit. Pas ndarjes, burri zakonisht kthehet në shtëpinë e prindërve të tij, vetëm me një deve.

Divorci nuk konsiderohet një tragjedi në këtë kulturë. Përkundrazi, zakonisht organizohet një festë e madhe për të bërë të ditur se gruaja është sërish e lirë për martesë.

Tradita e matriarkatit është aq e fortë, sa që gjenealogjia e familjes përcaktohet përmes grave. Burri, pas martesës, shkon të jetojë në familjen e gruas, dhe jo anasjelltas, siç ndodh zakonisht në shoqëritë patriarkale.

Një tjetër zakon domethënës është se burri e lë pasurinë e tij fëmijëve të motrës, e jo fëmijëve të vet – me arsyetimin se fëmijët e motrës janë me siguri nga familja, ndërsa për fëmijët e vet nuk ka garanci absolute se janë biologjikisht të tij.