Sot ndryshoi historia! Netanyahu ben reagimin e forte pas s*lmit Amerikan! Nga sot e mbrapa bota do te

Vendimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të goditur objektet bërthamore të Iranit do të “ndryshojë historinë”, tha Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu të dielën në mëngjes.

“Urime President Trump, vendimi juaj i guximshëm për të synuar objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e mrekullueshme dhe të drejtë të Shteteve të Bashkuara do të ndryshojë historinë”, tha Netanyahu në një deklaratë video.

“Presidenti Trump dhe unë shpesh themi: ‘Paqe përmes forcës’. Së pari vjen forca, pastaj vjen paqja. Dhe sonte, Presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara vepruan me shumë forcë”, shtoi Netanyahu.

Vjen reagimi i parë nga Irani, pasi presidenti amerikan Trump, njoftoi se SHBA kishte kryer tre sulme me qëllim shkatërrimin e projekteve bërthamore.

Zëvendësdrejtori politik i transmetuesit shtetëror të Iranit, Hassan Abedini, është shfaqur drejtpërdrejt në televizionin shtetëror iranian
.
Ai thotë se Irani evakuoi këto tre lokacione bërthamore “pak kohë më parë”.

Ai gjithashtu thotë se edhe nëse ajo që thotë Trump është e vërtetë, Irani “nuk pësoi një goditje të madhe sepse materialet ishin nxjerrë tashmë”.

 

Sakaq Morteza Heydari, zëdhënës i Menaxhimit të Krizave të Provincës Qom, thotë se “një pjesë e zonës së centralit bërthamor Fordo u sulmua nga ajri”, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.

Akbar Salehi, zëvendësguvernatori i sigurisë i Isfahanit, tha: “Disa shpërthime u dëgjuan në Natanz dhe Isfahan, pamë sulme pranë centraleve bërthamore të Isfahanit dhe Natanzit.”
Të tre vendet e sulmeve të përmendura nga Trump tani janë konfirmuar nga zyrtarët iranianë.

Presidenti Trump sapo njoftoi në Truth Social se ShBA ka hedhur bomba mbi tre objekte bërthamore iraniane sot. “Kemi përfunduar me sukses të madh sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tani janë jashtë hapësirës ajrore të Iranit. Një ngarkesë e plotë me BOMBA është hedhur në objektivin kryesor, Fordow,” shkroi ai.

“Të gjithë avionët janë të sigurt dhe po kthehen në atdhe. Urime për Luftëtarët tanë të mëdhenj Amerikanë. Nuk ka një ushtri tjetër në botë që mund ta kishte bërë këtë. TANI ËSHTË KOHA PËR PAQE! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje.” – shtoi Trump.

Ky operacion, që u mbajt top sekret nga publiku, erdhi si befasi edhe për shumë media ndërkombëtare, të cilat deri pak orë më parë raportonin se Presidenti ende po shqyrtonte opsionet ushtarake. Ndërkohë, ai ishte duke përgatitur deklaratën për rrjetin e tij social.

Sipas raportimeve të New York Times dhe Wall Street Journal disa orë më parë, disa bombardues B-2, të pajisur me armë të afta për të depërtuar në struktura nëntokësore – veçanërisht të dizajnuara për objektiva si Fordow – u panë duke u nisur nga Missouri drejt perëndimit.

Fillimisht besohej se ishin drejtuar për në Guam, por, sipas NTY, nuk është konfirmuar nëse këta avionë morën pjesë në sulmin e sotëm.

Tri objektet që Trump tha se u goditën përfshijnë dy nga qendrat më të rëndësishme të pasurimit të uraniumit të Iranit , objektin nëntokësor në Fordow dhe kompleksin në Natanz, i cili ishte goditur më herët gjatë javës nga sulme me raketa nga Izraeli.

Objektivi i tretë, afër qytetit të Isfahanit, është vendi ku besohet se Irani ruan uraniumin e pasuruar pranë nivelit për armë bërthamore, një sasi që është verifikuar nga inspektorët vetëm dy javë më parë.

Nëse këto objekte janë dëmtuar rëndë, sipas NYT, kjo mund ta ngadalësojë ndjeshëm programin bërthamor iranian për disa vite – përveç nëse Irani ka objekte të tjera të fshehta ende të paidentifikuara.

Trump ka qenë nën trysni të madhe nga disa prej aleatëve të tij politikë që kundërshtojnë përfshirjen ushtarake, për të mos ndërmarrë veprime të tilla. Megjithatë, në dy ditët e fundit, qëndrimi i disa prej tyre ndryshoi, duke kërkuar që çdo ndërhyrje të jetë e kufizuar dhe pa angazhim afatgjatë.

Ky është rasti i parë që prej revolucionit iranian të vitit 1979 që SHBA ndërmerr sulme ajrore të drejtpërdrejta ndaj objektivave madhore brenda territorit iranian – një veprim që konsiderohet akt lufte.