“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

Eksperti Leonard Maçi i ftuar këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, është ndalur tek problematikat me të cilat përballen turistët kur vizitojnë vendin tonë.

Sipas tij në Shqipëri në dia prej vendeve turistike ka abuzim me çmimet, prandaj është e nevojshme ndërhyrja e shtetit.

Ai theksoi se sot qytete si Gjirokastra apo Himara nuk kanë më atë bum turistës për shkak të çmimeve.

Sipas tij sot në Shqipëri të ardhurat më të mëdha po vijnë nga turistët që konsumojnë kos dhe byrek.

Pjesë nga biseda:

Leonard Maçi: Nëse ne sot do të shkojmë në Gjirokastër do të shikojmë që kapaciteti shfyrtëzoes është në 30%, 70% është në rënie. Hotelet e Gjirokastrës nuk po përdoren më për shkak të çmimeve. Nëse shkojmë në plazhet e Himarës janë bosh. Çfarë ndodh? Ndodh që ne e dimë pikën e dobët, pse nuk ndërhyn pushteti vendor që të bëhet një tavan dhe dysheme e çmimeve. Shqipëria është e lirë në restorante, por nuk është e lirë në supermarkete dhe hotele. Kjo sjell një disbalancë të jashtëzakonshme. Në muajin aktual ku ne jemi shohimTiranën me shumë turistë, është rritur kapaciteti i dhomave me qera, ku arrin në një mesatere me 3.8 euro në ditë që mbërrijnë në arkat e shtetit nga turistët e byrekut dhe dhallës.