Një ngjarje e rëndë u regjistrua disa ditë më parë në Itali ku 25-vjeçari shqiptar, Rivaldo Rusi u qëllua për vdekje nga biznesmeni italian, Aurelio Valiante.
Siç dhe raportuan më herët mediat vendase ngjarja u regjistrua në Centola, mbrëmjen e së dielës, ku i riu shqiptar së bashku me një tjetër shtetas u futën në banesën e 60-vjeçarit për ta grabitur.
Por, ky i fundit sapo vuri re prezencën e dy të rinjve në banesën e tij hapi zjarr ndaj tyre. Si pasojë e plumbave, fatkeqësisht humbi jetën Rivaldo Rusi, ndërkohë që i riu tjetër ndodhet në një spital në Napoli në gjendje të rëndë për jetën.
Pas kësaj ngjarje policia shoqëroi Valienten i cili pohoi para karabinierëve se disa persona tentuan që të vjedhin vilën e tij. Në momentin që i pa ai tregoi se mori çiften dhe qëlloi në drejtim të tyre.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Cilento-s në Itali, ku një sipërmarrës ndërtimi italian ka rrëfyer vrasjen e një të riu shqiptar gjatë një tentative grabitjeje.
Aurelio Valiante, 58 vjeç, ka pranuar para hetuesve se ka qëlluar për vdekje Rivaldo Rusi, 25 vjeç, dhe më pas ka fshehur trupin e tij për ditë me radhë.
Ngjarja ndodhi gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, kur një grup hajdutësh shqiptarë hynë me forcë në vilën e sipërmarrësit. Valiante, sipas hetimeve, reagoi duke marrë një armë gjahu dhe qëlloi drejt tyre. Si pasojë, njëri nga të rinjtë shqiptarë, 28 vjeç, mbeti rëndë i plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin “Cardarelli” në Napoli, ndërsa Rusi u vra në vend.
Në vend që të njoftonte policinë apo urgjencën, sipërmarrësi e tërhoqi trupin dhe e fshehu në një vaskë vere në një fermë në Limazzo, jo larg një fushe sportive.
Pas disa ditësh heshtjeje, Valiante pranoi ngjarjen përpara hetuesve të Prokurorisë së Vallo della Lucania. Ky rrëfim erdhi pas dëshmisë së të plagosurit, i cili deklaroi nga spitali:
“E pashë mikun tim të binte përtokë, pa ndjenja. Pastaj e tërhoqën zvarrë.”
Deklaratat fillimisht u pritën me skepticizëm, por më pas çuan në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendin e treguar nga biznesmeni, policia gjeti trupin. Në ato momente në vendngjarje ndodheshin gruaja dhe vjehrra e viktimës.
“Ai bëri një gabim”, thanë ato, duke shtuar “Por nuk duhej të kishte vdekur kështu. U varros si kafshë. Na la një fëmijë pa baba.”
Aurelio Valiante ndodhet tashmë nën arrest dhe do të përballet me akuzat për vrasje, fshehje kufome dhe lëndime të rënda trupore. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit “San Luca” ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.
Ngjarja ka ndezur debate në Itali për vetëmbrojtjen dhe tejkalimin e saj, ndërsa autoritetet po thellojnë hetimet për të përcaktuar nëse veprimet e Valiante përbëjnë mbrojtje të ligjshme apo një akt të qëllimshëm kriminal.