Zbulohet pas shume vitesh, politikani ka vr*rë gruan… Ka pranuar kr*min

Një ngjarje e tmerrshme ka dalë në dritë në Angli, ku një ish-politikan me një të kaluar problematike ka pranuar fajin për vrasjen e gruas së tij pranë varrit të djalit të tyre, në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Martin Suter, 68 vjeç, ka pranuar në gjykatë akuzën për vrasjen e gruas së tij, Ann Blackwood, 71 vjeçe, më 24 korrik 2023, në varrezat Crofton në Stubbington, Angli – vendi ku çifti kishte varrosur të birin dy dekada më parë. Lajmi u bë publik këtë javë pasi një gjykatës hoqi ndalimin për publikimin e detajeve të ngjarjes, siç raportoi Portsmouth News.

Sipas raportit, policia mbërriti në vendngjarje pas njoftimeve për një sulm fizik dhe e gjeti Ann Blackwood të gjakosur në tokë. Pavarësisht përpjekjeve të oficerëve dhe paramedikëve për t’i shpëtuar jetën, ajo u shpall e vdekur në vend. Detajet e sakta të mënyrës së vrasjes nuk janë bërë publike nga autoritetet, por dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë përshkruar një skenë të tmerrshme, me paramedikët që luftonin për jetën e saj mes varreve.

Familja e viktimës ka shprehur tronditjen e thellë: “Vdekja e Ann Blackwood na ka lënë të shkatërruar,” thuhet në deklaratën e familjes të shpërndarë nga policia e Hampshire. “Ajo ishte një nënë e dashur, plot dashuri dhe mirësi, shumë e njohur dhe e respektuar në komunitet. Shijonte pensionin me një stil jete aktiv që përfshinte tenisin, lundrimin, çiklizmin dhe muzikën.”

Martin Suter ishte anëtar i Partisë së Gjelbër dhe kishte kandiduar disa herë në zgjedhje lokale, por pa sukses. Në vitin 2022, ai kishte marrë vetëm 331 vota, duke përfunduar i katërti në garë. Ai njihej gjithashtu si një anëtar aktiv i kishës St. Faith në Lee-on-the-Solent, qyteti bregdetar ku çifti jetonte.

Ngjarja e rëndë ka tronditur thellësisht komunitetin lokal, ku Suter dhe Blackwood ishin figura të njohura. Motivi i këtij krimi makabër mbetet ende i paqartë. Martin Suter pritet të dënohet në muajt në vijim për këtë akt të tmerrshëm.