“Më sh*au në sy të gruas, ajo qe tha…”, Kujtim Gjuzi tregon pse u rr*ah ne shq*lma me Demaliajn (video)

Një përplasje fizike ka ndodhur sot mes analistit Ilir Demaliaj dhe Kryetarit të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi. Në lidhje me këtë ka reaguar ish-deputeti Kujtim Gjuzi i cili shprehet se analisti Demaliaj ka hyrë në ambientet e hotel Tirana dhe ka shkuar në drejtim të tij duke e sharë dhe fyer.

Ai thotë se ka qenë i shoqëruar në tavolinë me kryetaren e degës së Tropojës Sanije Hajdarmataj. Gjithashtu thotë se i ka kërkuar disa herë Demaliajt të tërhiqej, po ai s’ka dëgjuar.

“Isha me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, po diskutonim në tavolinën tonë. Hyn Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje.

Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz… më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje. Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë”, shprehet Gjuzi.

Një sherr është regjistruar në ambientet e hollit të një hoteli të Tiranës, ku protagonist të sherrit kanë qenë dy personazhe të njohur për publikun.

Bëhet fjalë për Ilir Demaliajn dhe Kujtim Gjuzin. Siç shihet në videon që po qarkullon në rrjet, Demaliaj i lëshohet Kujtim Gjuzit dhe shkelmë, teksa ky i fundit fillimisht tenton t’i ikë.

Krah Ilir Demaliajt shfaqet dhe një grua, e cila mundohet të parandalojë sherrin, por ai e shtyn dhe e rrëzon përtok. Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi i sherrit mes tyre.

Ilir Demaliaj kohët e fundit është kthyer në një mbrojtës të Edi Ramës në studiot televizive, ndërsa ish-deputeti Kujtim Gjuzi është aleat i Sali Berishës në zgjedhjet e 11 Majit.