“Abaz Aliu më shëroi, më pas u bëra Dervish”, historia e veçantë e të riut që udhëtoi 4 orë i sëmurë në malin e Tomorrit

Dervish Hasan Carkanji ka rrëfyer në Quo Vadis të moderatores dhe autores Pranvera Borakaj, historinë e tij personale, atë që e shtyu të bëhet pjesë e bektashinjve dhe të shërbejë në Malin e Tomorrit, aty ku ndodhet Mekami i Abaz Aliut (varri shpirtëror).

Ai ka rrëfyer se kur ishte i vogël kishte dhimbje të forta këmbësh, dhe një natë Abaz Aliu iu shfaq në ëndërr xhaxhait të tij, duke e udhëzuar se si duhet të vepronte.

Pjesë nga biseda:

Dervish Hsan Carkanji: Kur kam qenë rreth moshës 10-11 vjeç më dhimbnin gjunjët shumë. Më shumë më dilnin gjatë natës. I del në gjumë xhaxhait tim Abaz Aliu dhe i thotë do bësh kurban një gjel për atë djalë. Ai e shikon një gjel duke ecur në dëborë ën gjumë, i thotë Abaz Aliu atë gjel që po e shikon do e bëhs kurban për djalin se është shumë i sëmurë. Kur e mroi vesh që më dhimbnin gjunjët shumë. Kur erdhi bëri kurban gjelin, dhe i kishte thënë Abaz Aliu se që në atë moment do të vijë këtu në këmbë. Unë jam nga një fhhsat këtu afër që i thonë Gjelbës, prej aty këtu është katër orë në këmbë, unë erdha dhe u ktheva sërish në këmbë.

Borakaj: Nga këtu nisi raporti  me fenë?

Dervish Hasan Carkanji: Kjo është pikënisja më e fortë.

Dervish Hasan Carkanji ka rrëfyer në Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, historinë e tij, se si vendosi t’i përkushtohet bektashzmit.

 

Ai tha se në moshën 15-vjeçare iu shfaq në ëndërr Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.

Ndërsa shpjegoi më pas të gjitha etapat që duhen kalaur për tu bërë Dervish.

Pjesë nga biseda:

Dervish Hasan Carkanji: Më doli në ëndërr Baba Mondi dhe më tha që ti do bëhesh Dervishi im. Pastaj fillova të shoh sa më shumë intervista dhe të dashurohem me Zotin. Pastaj në moshën 19-vjeçare u lidha me kryegjyshatën Botërore. Pastaj fillon prova, ku unë qendrova katër vite.

Borakaj: Ke detyra aty?

Dervish Hasan Carkanji: Po kemi detyra. Unë i shërbej kryegjyshit, mbi të gjitha çfarë kërkon teqeja.

Borakaj: Cilat janë hapat?

Dervish Hasan Carkanji: Si fillimi dashurues i rrugës. Mbasi i ëkkron një udhëheqës shpirtëror, ai e merr në provë, e shikon disa vite, e bën Myip, anëtar të brendshëm njëherë, pastaj shikon si ecën, e vë në shumë prova.

Borakaj: Ka nga ata që si kalojnë provat?

Dervish Hasan Carkanji: Po ka dhe nga ata që nuk i kalojnë këtë prova.

Borakaj: Cila është mosha më e re që bëhesh Dervish?

Dervish Hasan Carkanji: Nga 18-vjeç e sipër.

Borakaj: Mund të jetë thirrja në moshë më të madhe?

Dervish Hasan Carkanji: Po patjetër.