Nje mësuese e re nga Michigan, Jocelyn Sanroman, 26 vjeg, eshtë arrestuar pasi rrëfeu vetë një marrëdhënie s*ksuale të ndaluar me një nxënës 16-vjeçar.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur ne vitin 2023, teksa ajo punonte në “Oakside Prep Academy”, një shkollë që promovon edukimin moral. Sanroman i tregoi një kolegu per lidhjen, i cili njoftoi menjëhere autoritetet.
Pas hetimeve, ajo u akuzua per sjellje s*ksuale kriminale të shkallës së tretë dhe rrezikon deri në 15 vite burg nëse shpallet fajtore. Ajo ende nuk eshtë paraqitur në giykatë, ndërsa policia ka publikuar foton e saj të arrestimit.
Prokurorja e Qarkut Oakland, Karen McDonald, e quajti rastin “shkelje te rëndë të besimit”, duke theksuar se Sanroman ka keqperdorur poziten e saj per te shfrytezuar nje te mitur.
Shkolla ku ndodhi rasti eshte pjese e rrjetit National Heritage Academies dhe njihet per programin e saj “Moral Focus”, që synon forcimin e vlerave etike dhe karakterit tek nxënësit.
Ky eshte rasti i dyte ne pak jave ne SHBA ku nje mësuese perballet me akuza të ngjashme për marrëdhënie me të mitur.