“Ska njerëz më të p*moralshëm se shqiptarët. Gazetarja shqiptare cm*nd rrjetin: Flasin për ndershmëri me dashnoren në krah…”

Moderatorja dhe aktivistja nga Prishtina, Zana Avdiu, ka ndezur debat të fortë në rrjetet sociale dhe mediat online, pas një deklarate të bërë së fundmi, ku flet pa doreza për moralin në shoqërinë shqiptare. Me tone të forta dhe gjuhë të drejtpërdrejtë, Avdiu nuk ngurron të etiketojë shqiptarët si “shoqërinë më të pamoralshme në botë”, duke e cilësuar këtë si një realitet të hidhur që shumë e mohojnë, por sipas saj, të gjithë e jetojnë çdo ditë.

“Më të pamoralshëm se shqiptarët në asnjë shoqëri nuk gjen. Shoqëri më e pamoralshme, më hipokrite, më rrenca, as edhe një hiç, kërkund në botë nuk ka”, është shprehur moderatorja në një dalje të saj, që tashmë po shpërndahet masivisht në TikTok dhe Instagram, duke shkaktuar ndarje të forta në opinion.

Zana Avdiu, e njohur për qëndrimet e saj shpesh kontraverse dhe përfshirjen në debate të forta publike, e quan moralin e shoqërisë shqiptare “hipokrit” dhe të bazuar mbi fasada të rreme që nuk përputhen me realitetin e përditshëm.

“Nuk jemi të sinqertë. Shqiptari bën një gjë dhe thotë një tjetër. Nëse ti i ke disa parime, mbaji deri në fund. Por jo! Ka edhe figura publike që dalin në ekran e flasin për vlera familjare, për moral, për besnikëri, dhe ndërkohë e kanë të dashurin ose të dashurën diku tjetër.”

Për Avdiun, hipokrizia dhe gënjeshtra janë formë e jetesës në shumicën e rasteve, veçanërisht në sferën publike. Ajo i drejtohet shoqërisë shqiptare si një pasqyrë brutale, ku parimet dhe sjellja reale rrallë përputhen.

“Për mua, a e di çka është e pamoralshme? Rrena, hipokrizia! Diçka tjetër bën, diçka tjetër promovon. Kjo është më e keqe se çdo mëkat tjetër që gjykojnë në publik.”

Deklarata e saj ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjet. Disa e mbështesin për guximin dhe sinqeritetin për të folur për atë që “të gjithë e mendojnë por askush nuk e thotë”, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar ashpër për gjeneralizimin dhe përçmimin e një shoqërie të tërë.

Në komente, një ndjekëse shkruan: “Nuk na përfaqëson kjo deklaratë! Ka shqiptarë të ndershëm, të drejtë, dhe me vlera.”
Ndërsa një tjetër shton: “Ka të drejtë. Gjithçka është fasadë këtu. Të gjithë e luajnë rolin e shenjtit përballë kamerës.”

Kjo nuk është hera e parë që Zana Avdiu përfshihet në debate publike për çështje të moralit dhe shoqërisë. Më herët ajo është komentuar edhe për qëndrimet e saj lidhur me rolin e gruas në media, me moralin publik dhe me realitetin social në Kosovë dhe Shqipëri.

Pavarësisht polemikave, një gjë është e sigurt: deklarata e saj ka trazuar ujërat dhe ka rikthyer në diskutim një nga temat më delikate në çdo shoqëri – moralin, sinqeritetin dhe hipokrizinë. Dhe ndoshta, në një vend ku shumë gjëra lihen pa u thënë, ajo çfarë trazon më shumë është pikërisht një e vërtetë e dhimbshme… e thënë me zë të lartë.