Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë në Spanjë.
Raportohet se Diogo Jota po udhëtonte me makinë së bashku me vëllain e tij Andre, gjithashtu një futbollist 26-vjeçar, kur automjeti doli nga rruga.
Aksidenti tragjik ndodhi në autostradën A-52 në provincën e Zamorës. Lajmi i rëndë vjen vetëm2 dy javë pasi 28-vjeçari u martua me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Rute Cardoso, në Porto.
Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Spanjë ku humbi jetën 28-vjeçari Diogo Jota.
Ylli i Liverpoolit po udhëtonte në provincën e Zamorës së bashku me vëllain e tij André, futbollist profesionist 26-vjeçar nga Penafiel, kur makina doli nga rruga.
Raportohet se automjeti ku udhëtonin dy vëllezërit u përfshi nga flakët duke u marrë jetën.
Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52 , pranë rajonit Zamora të Sanabrias.
Diogo Jota u martua me të fejuarën e tij, Rute Cardoso, vetëm 10 ditë më parë, më 22 qershor.
Fotot tregonin çiftin me tre fëmijët e tyre: Denis (2021), Duarte (2023) dhe vajzën të lindur në vitin 2024, emri i së cilës nuk është zbuluar.