Ruhuni nga RaiffSUDJA! Punonjesja e bankes iu vj*dh klienteve parate nga llogaria

Një punonjëse e Raiffeisen Bank në Shqipëri ka tërhequr para nga llogaritë e dhjetë klientëve pa dijeninë dhe praninë e tyre fizike, duke shkelur rregulloret e brendshme të institucionit financiar.

Sipas dokumenteve zyrtare në dispozicion të redaksisë, punonjësja e identifikuar me inicialet M.E, e cila kishte një përvojë pune prej 9 vitesh në bankë nga viti 2004 deri në 2013, rezulton të ketë realizuar të gjitha transaksionet në një datë të vetme.

Dokumentet gjyqësore dëshmojnë se janë kryer debitime në llogaritë e klientëve, të cilat për nga natyra përfaqësojnë tërheqje fondesh, veprim ky i ndaluar në mungesë të klientit, sipas nenit 4.4 të rregullores për shërbimin “Cash në Sportel”.

Në dosjen e referuar theksohet gjithashtu se kjo situatë mund të shkaktojë pasoja financiare për bankën, në rast se klientët kërkojnë kompensim në rrugë ligjore për dëmet e shkaktuara.

Për këtë arsye, punonjësja e Raiffeisen Bank me inicialet M.E është larguar nga detyra.

Hetimet tregojnë se për të fshehur gjurmët e transaksioneve, punonjësja ka përdorur kredencialet e kolegëve të saj për t’u loguar në sistemin bankar dhe për të kryer tërheqjet brenda një dite.