E fundit! “Ky person ka ab*zuar me mua, policia e ka lënë të lirë!” Rrefimi i vajzes shqiptare eshte i dh*mbshem

Një vajzë nga Fushë Kosova ka thyer heshtjen për JOQ pas disa vitesh dhe ka denoncuar publikisht një histori të rëndë abuzimi. Ajo deklaron se është përdhunuar nga një person me emrin A. Slivova, banor i fshatit Dobërve, Fushë Kosovë, ndërsa për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nuk kishte pasur guximin ta denonconte më herët.

Sipas rrëfimit të saj, Slivova e ka përdhunuar disa vite më parë dhe më pas e ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur, duke i mohuar mundësinë të kërkonte drejtësi. Vajza pohon se sa herë e takon në rrugë, ai vazhdon ta ngacmojë seksualisht dhe ta fyejë, duke e traumatizuar edhe më tej.

Ajo kërkon që publiku të njihet me këtë rast dhe të mos lejojë që autorët e abuzimeve të vazhdojnë të qarkullojnë të lirë, ndërsa vetë ndjen dhimbje që, siç thotë, “kafsha” që e ka traumatizuar vazhdon të mos mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.

DENONCIMI

“Jam një ndër vajzat që nuk kam pasur kurrë guximin të tregoj se jam përdhunuar. Ky njeri me emrin Andi Slivova, nga një fshat i Fushë-Kosovës, Dobërve, më ka përdhunuar para disa vitesh. Nuk e kam lajmëruar në polici, pasi më kërcënonte gjithë kohës dhe isha e frikësuar.

Sa herë që më sheh në rrugë, më ngacmon seksualisht dhe gjithashtu më ofendon. Dua që njerëzit ta njohin këtë përdhunues. Kam vite që nuk fle mirë, duke e parë këtë mashkull të tmerrshëm në ëndërr dhe duke e takuar në rrugë duke më kërcënuar.

Tashmë e kam lajmëruar në polici për përdhunim dhe ngacmime seksuale. Më dhemb ende fakti që shoh këtë “kafshë” të lirë.”

🔴 Në respekt të ligjit dhe procesit gjyqësor, personi i përmendur konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar nga organet e drejtësisë.

Institucionet duhet të veprojnë

Ky rrëfim publik vjen në një moment kur shqetësimi për dhunën ndaj grave dhe vajzave në Kosovë dhe Shqipëri është në rritje. Raste të tilla tregojnë qartë se frika, turpi dhe mungesa e besimit tek institucionet shpesh bëhen pengesë për denoncimin e krimeve seksuale.

Shoqëria civile dhe grupet për të drejtat e grave kanë përsëritur vazhdimisht thirrjen për një mekanizëm më të fortë mbrojtës, ku viktimat të ndihen të sigurta për të folur dhe për të marrë mbështetje reale, jo vetëm në formë ligjore, por edhe emocionale dhe psikologjike.