PS vijon të ketë epërsi ndaj partive të tjera…
Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania është 22 mars-03 prill 2025.
Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit Euronews Albania për zgjedhjet e 11 majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?
Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Përgjigjet në matjen e tretë në nivel vendi tregojnë se: 40.6% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste
30% e tyre do të votonin Koalicioni Aleanca Shqipëria Madhështore drejtuar nga Sali Berisha.
Dhe me radhë si më poshtë, 6.7% e qytetarëve do të votonin Koalicionin Nisma -Shqipëria Bëhet, 4.4% “Partia Mundësia” 1.8% “Lëvizja Bashkë”, 1.1% Koalicionin Euroatlantik, 1% Partia Social Demokrate, 0.9% partitë e tjera. Ndërkohë 13.5% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.
Ne supozojmë që votat shpërndahen në mënyrë propocionale, duke marrë si referencë 140 deputetë sa ka Kuvendi i Shqipërisë.
Le të llogarisim:
Deputetët (140 mandate):
PS: 46.9% × 140 ≈ 66 deputetë
ASH (Berisha): 34.7% × 140 ≈ 49 deputetë
Nisma Shqipëria Bëhet: 7.7% × 140 ≈ 11 deputetë
Partia Mundësia: 5.1% × 140 ≈ 7 deputetë
Lëvizja Bashkë: 2.08% × 140 ≈ 3 deputetë
Koalicioni Euroatlantik: 1.27% × 140 ≈ 2 deputetë
PSD: 1.16% × 140 ≈ 1-2 deputetë
Të tjera: 1.04% × 140 ≈ 1-2 deputetë