Skip to content

“Shty ata, shty unë”, flet 82 vjecarja që u “p*rlesh” me policët për të takuar kryeministrin: Po i thërrisja Rama mos ik se të dua, ja cfare i kerkova (Video)

Katina Thanasi, 82-vjeçarja nga qyteti i Vlorës bëri “xhiron” e rrjetit këtë të hënë pas përleshjes së saj me efektivët e Policisë të cilët nuk e lejuan që të takonte kryeministrin Edi Rama.

E pasi videot e saj gjenden kudo, ka qenë gazetari i Euronews Albania ai që ka trokitur në banesën e të moshuarës vlonjate, e cila ka treguar më me detaje ato momentet dhe rezistencës që tregoi para bluve me qëllimin e vetëm për t’i shtrënguar dorën kryeministrit.

“Po çtë bëj. Ndodhi ajo që ndodhi, doli Rama , policët ishin atje, shty ata, shty unë. Shumë. Do të arrestojmë më thanë mua s’më arrestoni dot mua i thashë se nuk kam vjedhur, skam bërë asgjë. Ishte një police vajze dhe ishin 5 polica të tjerë ishin të shëndoshë, ashtu ata. Shty ata shty unë, po iku Rama. Rama, Rama mos ik i thashë unë, për kok të djalit kështu i thashë. Mos ik se tyë dua. Atje poshtë qëndroi ai dhe më mbajtën policët, unë i shtyva”, tha ajo.

Kujtojmë se mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama mbërriti sërish në Vlorë.  Njëjtë si dhe herën e parë, me bllok në duar, kreu i qeverisë u prit jashtë Bashkisë nga kryebashkiaku Ermal Dredha, të cilët më pas takimin e tyre e vijuan në zyrën e qytetarit të parë të qytetit bregdetar.

Burime për mediat konfirmuan më herët se ai kërkoi një analizë të thellë për problematikat e qytetit dhe si afat të fundit la 15 korrikun për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të Bashkisë. Ndërkohë pas këtij takimi Rama i shoqëruar nga Dredha inspektoi lagjen historike “Muradie” ku dhe kërkoi lirimin e hapësirave publike nga bizneset.

Published inBank

Comments are closed.